Drejtorët nën ethet e shkarkimeve
Situata e re politike, e krijuar pas përfshirjes së PBDNJ-së në aleancën "Bashkimi për Ndryshim", nuk ka kaluar pa shqetësime për "ofiqarët" e emëruar në drejtim të disa institucioneve.
Kryetari i "Omonia"-s për Sarandën, Kristaq Kali, tha dje se "askush nuk ndjehet më i sigurt në detyrën e drejtorit". Kryetari i degës lokale të PD, Ylli Piro, u shpreh se qëndrimi i mëtejshëm në detyrat drejtuese që kryejnë shtatë prej emrave të ofruar nga PBDNJ në Sarandë, natyrisht që është i diskutueshëm. "Për këtë i takon strukturave qendrore të PD të vendosin, por mendoj se ata duhet të rishikojnë vetë pozicionin e tyre", tha ai. Ylli Piro ka mohuar të jetë në dijeni të mesazheve që, sipas Dules, qarkullojnë brenda strukturave të PD, duke thënë se "nuk ka asnjë gjë institucionale në lidhje me këtë". Ai ka përsëritur nevojën që 6-7 drejtues të PBDNJ që numërohen në Sarandë, duhet të shikojnë qëndrimin më tej në pozicionet e tyre drejtuese, pasi ato janë pozicione politike. Sipas tij, ky reflektim është i nevojshëm tani, kur përballen dy platforma politike të ndryshme, pas kalimit të Dules majtas.