E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekste shkollore janë falas për fëmijët

Zëvendëskryeministri Genc Pollo zhvilloi dje një takim me mësues e nxënës në një shkollë të arsimit bazë 9-vjeçar, duke u premtuar nxënësve të familjeve me ndihmë ekonomike tekste shkollore falas.

"Ne rimbursojmë të gjithë prindërit për shpenzimet e librit shkollor, veçanërisht ata në nevojë, të cilët do të marrin 100% të shpenzimit", tha Pollo. Zëvendëskryeministri Pollo ka atakuar edhe kryetarin e PS-së, Edi Rama, duke thënë se "Rama propozon të kthehemi në skemën e 8 viteve të shkuara të PS, kur premtoheshin libra falas për të gjithë dhe të gjithë prindërit i blinin librat shkollorë në tregun e zi me superçmim, ndërsa fondet e subvencionit i merrnin shtypshkronjat me tender". Sipas Pollos, "Edi Rama me dy propozimet e vetme konkrete, atë të librit shkollor dhe të akcizës së naftës për bujqësinë, tregohet konsekuent: Rama thotë hapur se modelin e tij bashkiak të Ndërtim-Eftimit ai do ta ngrejë në rang republike". Zëvendëskryeministri Pollo sqaroi se fëmijët me aftësi të kufizuara do të kompensohen 100% nga ky vit edhe për familjet në nevojë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›