Drejtori gjerman, dy ditë i vdekur në vaks

23/05/2005 Dy shkaqet e mundshme të vdekjes: Vetëvrasje nga përdorimi me shumicë i ilaçeve e "sëmundje e fshehtë"
TIRANË- Drejtori i Menazhimit të hotel "INTERNACIONAL", Piter Bradman, rreth 60-vjeç, u gjet i vdekur dje, rreth orës 16.00. Në mesin e vaskës, në katin e fundit të hotelit, i rrethuar nga medikamente antidepresivë dhe ilaçe të tjera, trupi i pajetë u spostua në krevat nga efektivët e Komisariatit numër 3, të cilët u lajmëruan në rrugë telefonike nga forcat e sigurisë së hotelit. Më pas, dhoma "pushtohet" nga krerë të policisë, prokurorisë dhe përfaqësues të ambasadës gjermane. Prej dy ditësh, atë nuk e kishte parë dhe ndier askush. Pastruesja ishte personi i parë që dyshoi. Lajmëroi menjëherë disa punonjës të hotelit dhe shqyen derën, ku gjetën drejtorin gjerman të vdekur. Policia ka hedhur disa dyshime. Mes tyre, është edhe pista e vetëvrasjes me anën e një sasie të madhe antidepresivësh. Fakti që 60-vjeçari ishte një përdorues i rregullt i këtyre medikamenteve, njihej nga të gjithë punonjësit. Ndërsa mundësia tjetër, është ajo e vdekjes natyrale, pas një hemoragjie cerebrale në tru. Sipas burimeve policore, janë marrë në pyetje disa prej pjestarëve të stafit të hotelit, për të përcaktuar vendndodhjen e çdokujt në dy ditët e fundit, kohë kur mendohet se ai ndërroi jetë, për të shuar përfundimisht të gjitha dyshimet që mund të flasin për një krim të mundshëm. Gjithësesi, këto janë pistat që pretendon policia, ndërsa nga ana tjetër, mjekët eksperto-ligjorë janë më preçizë në përcaktimet e tyre.
Mjekët
Mjekësia Ligjore, po angazhohet totalisht në zbardhjen e së vërtetës. Burime nga morgu i Tiranës, thanë dje për gazetën se kjo vdekje, nuk mund të ketë më tepër se dy përcaktime. I pari e më i besueshmi, është ai i përdorimit me shumicë i medikamenteve antidepresivë, ç'ka mund t'i ketë sjellë atij një çrregullim të mjekimit e për pasojë, vdekjen e menjëhershme. Burimet thanë se përdorimi i tepërt i këtyre ilaçeve, sjell hemoragji. Ndërsa "meraku" i dytë i mjekëve, është pikërisht një sëmundje e "fshehtë" që ai mund të ketë pasur, e cila do të dojë më tepër kohë, për egzaminime. Sakaq, nga vëzhgimet paraprake, mendohet se Bradman ka qendruar i vdekur dy ditë me radhë.
Bradman
Piter Bradman, menaxhonte hotel "INTERNACIONAL", që ditën kur ai u privatizua nga 24 biznesmenët shqiptarë. Rreth pesë muaj më parë, ai u thirr nga Gjermania nga shqiptarët për të marrë drejtimin e hotelit, pasi njihej si menaxhues i përkryer. Mësohet se marërdhëniet e tij me të gjithë pronarët e punonjësit e thjeshtë, nuk ishin tepër të hapura, për shkak të karakterit të tij të mbyllur.
Ekspertiza "VIP" dhe siguria në hotel
Që në zinxhirët rrethues të hotelit, vihej re interesi i veçantë që iu kushtua hetimeve paraprake të kësaj vdekjeje. Një furgon i policisë ishte parkuar në derën kryesore dhe punonjësit ishin porositur të mos lejonin askënd të afrohej aty pranë, apo të hynte në brendësi të ambienteve, pa autorizim të veçantë. Madje, autoritetet e sigurisë së hotelit, evakuan një pjesë të mirë të të abonuarve, për rreth dy orë, ku mes tyre kishte italianë e anglezë. Ky veprim, sipas burimeve policore, u krye për shkak se në vendngjarje kishte mbërritur i pari, një grup pune i nivelit "VIP". Aty përfshiheshin ekspertë gjermanë të Mjekësisë Ligjore, punonjës të ambasadës gjermane, Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, nëndrejtori Ilir Suli, prokurorë, etj. Për rreth 3 orë, pra nga ora 16.00, deri në 19.00, ata kryen veprimet e tyre e më pas, procedurat vazhduan nga mjekët eksperto-ligjorë të morgut të Tiranës. "Blindimi" me policë e punonjës sigurie, tregoi seriozitetin e hetimeve.
Punonjësit: Ishte tip i mbyllur në vetvete
Nga të gjithë punonjësit e hotel "INTERNACIONAL" apo të njohur ndryshe si hotel "Tirana", Bardman njihej si njeri i mbyllur në vetvete. Madje, sipas vetë fjalëve të disa prej punonjësve, dje në vendngjarje, ai kishte disa muaj që nuk hapej me askënd. "Fliste pak. Kur afroheshim për ta pyetur për problemet e menaxhimit të hotelit, ai na përgjigjej shkurt e më pas largohej. Nuk mund të them se ishte indiferent por mendoj se kishte problemet e tij personale"-thotë një nga punëtorët e hotelit, i cili nuk pranoi të identifikohej. Këto karakteristika të karakterit të drejtorit gjerman të hotelit, thuajse njiheshin nga të gjithë vartësit e tij. Për të vërtetuar pistën se drejtori gjerman ishte tip i mbyllur, burimet nga morgu i Tiranës thanë se pranë trupit të tij të pajetë, u gjetën edhe disa medikamente antidepresivë, ç'ka përbën një fakt të rëndësishëm në përcaktimin e karakterit të tij. Bradman përdorte këto medikamente për të ulur nivelin e mërzisë dhe depresionit.
Rreth një vit më parë, një tjetër gjerman u gjet i vdekur
Willi Vajcel, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë, më 3 maj të vitit të kaluar. Pranë trupit të pajetë, u gjetën shishe alkoli dhe rroba grash. Disa muaj pas gjetjes së Vajcel të vdekur në apartamentin ku banonte, pranë Gjykatës së Tiranës, prokuroria pezulloi dosjen pasi u konkludua se agjenti gjerman kishte ndërruar jetë natyrshëm. Kjo, pasi në banesë u gjetën shishe të boshatisura alkooli dhe barna për hipertensionin dhe zemrën. Prokuroria sqaroi atëherë se u konkludua që vdekja e Vajcel të kishte ardhur si pasojë e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore dhe konsumimit të tepërt të alkoolit. Por, rreth një muaj e gjysmë më parë, mediat gjermane publikuan dyshime se Vajcel mund të ishte eleminuar nga qarqe kriminale të Tiranës, për shkak të ndonjë marrëveshje të papërfunduar nga ana e tij. Në këtë kohë, nisur nga këto shkrime që u publikuan edhe në mediat shqiptare, Prokuroria e Tiranës vendosi rifillimin e hetimit. Burimet e akuzës thanë atëherë se u dërguan letër-porosi në Gjermani, për vënien në dispozicion të gazetave e revistave ku ishte shkruar për këtë çështje dhe rezultateve të autopsisë. Por, rezultatet e autopsisë nuk mbërritën pasi familjarët e Vajcel nuk kishin lejuar të kryhej një gjë e tillë as në Gjermani, përfundojnë burimet. Ndonëse Prokuroria Shqiptare, u kërkoi atëherë zyrtarisht lejimin për kryerjen e autopsisë, një gjë e tillë nuk u lejua.
Mediat gjermane, “Vajcel u vra nga qarqe kriminale të Tiranës”
Hetimet në aferën e abuzimit me vizat në ambasadën gjermane në Tiranë, po e nxjerrin në një sfond të ri vdekjen e një funksionari të lartë të shërbimit sekret gjerman. Siç bën të ditur revista e përjavshme gjermane, "Focus", nuk përjashtohet mundësia që punonjësi i shërbimit sekret Willy W. , i cili në maj të vitit 2004 u gjet i vdekur në rezidencën e vet në Tiranë, të jetë bërë pre e një akti dhune. Më 3 maj të vitit 2004, Willi Wajcel, agjent i shërbimit të fshehtë Gjerman (BND), i stacionuar në Shqipëri që nga vera e vitit 2002, ndryshe nga herët e tjera, nuk u shfaq në ambasadë, ku kishte zyrën e punës. Disa orë më vonë, trupi i 49-vjeçarit u gjet i pajetë në banesë. Mjeku shqiptar, i alarmuar, e kontrolloi kufomën dhe konstatoi se kishte vdekur natyrshëm, informon revista e përjavshme gjermane, FOCUS, duke iu referuar burimeve zyrtare të BND-së. Po sipas revistës, departamenti i sigurisë së BND-së, ka marrë në tetor të vitit 2004 informacione të besueshme, sipas të cilave agjenti gjerman ka pasur lidhje me mafjen. Flitet, se atë e kishin kurruptuar qarqet kriminale të Tiranës, por mbasi Vajcel nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes e kishin vrarë. Përveç parave atij i ishin vënë në dispozicion edhe dy prostituta, raporton më tej e përjavshmja gjermane FOCUS.