E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Memushi: Përgjegjësit e tragjedisë do të dalin para ligjit

23/05/2005  Kuçovë, dje ceremonia e varrimit të nxenësit që u mbyt në Vlorë. Ende nuk është gjetur trupi i femijës tjetër

KUÇOVË – Trupi i pajetë i 12 vjeçarit nga Kuçova që u mbyt në Zvernëcë të Vlorës mbërriti mbremjën e kaluar në vendlindje dhe dje iu dha lamtumira e fundit. Benardo Kapllani u mbyt sëbashku me Albertino Kapedani cili u hodh menjehërë në det për të shpëtuar shokun e klasës. Trupi i Benardos u gjet nga polumbarët mbasditen e së shtunës. Dje rreth orës 14.30 minuta vogëlushi u përcoll për në banesën e fundit nga shokët, prindërit, mesuesit dhe gjithë banorët e atyre zonave. Në ceremoninë e varrimit të 12 vjeçarit morën pjesë dhe prindërit e Argetinos, të cilët presin nga ora në orë të njoftohen për gjetjen e trupit të femijës së tyre. Një kortezh I gjatë me vajtim të thellë shqoëroi arkivolin e nxneësit e kalsës së 5-të nga fshati Perond I Kuçovës. Vogelushi humbi jetën ditën që kishte datëlindjen, ditën që sëbashku po festonin pranë brigjeve të Jonit. Mesuesit I kishin derguar nga Kuçova atje eskursion

Një mort I dhimbshëm

Pranë familjes Kapllani dje ishin me qindra njerëz. Burrat tymosnin pa fund kurse gartë vajtonin dhimshëm. Para tyre shtrihej trupi I një femije të pafajshëm që vdiq duke festuar. Veshtirë të kapërcesh një situatë të tillë ku vajtimi nuk ka kufi dhe nuk ka fjlë për të nguhsëlluar prindëri, gjysherit. Cdo kush qan dhe vajton për atë orë të zezë që mori një femijë të pafajshëm. Dhe mes kësaj dhimbje nuk mungon as urrejtja. Njerëzit që morën persipër argetimin e femijëve shikohen si armiq dhe pse të pafajshëm. Atë moment dikush kujtohet se “nxenësit detyrohen të marrin pjesë në eskursione, apo joshen për një ditë të tillë vetëm në emër të ca parave që do të fitohen nëpërmjet udhëtimit”. Degjohet të flitet dhe për absurditet. Tregojnë se ka mësues që iu bejnë presion femijëve të marrin pjesë në udhëtime, duke iu treguar notat e dobëta. Atë cast prindërit detyrohen të marrin dhe lekë borxh për të nisur femijën sëbashku me të tjerë. Gjitcka degjohet mes asaj dhimbje pa fund dhe frikës së cdo njerit aty në ceremony. Frikë për pamundësinë për të rujatur femijët nga rreziku…

Memushi: Femijët përgjegjës para ligjit

Po dje në familjen Kapllani që ka humbur djalin 12 vjeç, mbërrin për ngushëllim edhe Ministri i Arsimit Luan Memushi. Ai mori pjesë edhe në cermonin e varrimit të nxënësit të klasës 5-të. “Eshtë një ngjarje e cila na shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore. Personat përgjegjës të kësaqj tragjedie ku humbën jetën dy femijë shkolle do të ndeshkohen para ligjit ”, tha ministri Memushi.

Shoferi: Si nuk munda t’i shpëtojë

Njeriu që beson se ishte I vetmi që mund të shpëtonte dy të vegjëlit kur përfunduan në jrat e Jonit ndjehet keq. Ndjen dhimbje pse nuk arriti në kohë që sot femijët të ishin gjallë. “Më ngeli peng që nuk munda ti shpëtoj dot dy vogëlushët. Unë u futa disa herë në ujrat e ftohta të detit por nuk munda ti shpëtoj dot, pasi kur më lëjmëruan kishin mëse 10 minuta që ishin futur në det. Nuk dukeshin asgjekundi. Shkova me vrap dhe pa pyetur njeri u hodha në det por nuk munda ti gjej, pasi deti kishte shumë dallgë dhe shkëmbenjtë kishin mushqe dhe të rrëshqisnin këmbët. Qendrova deri sa erdhi policia e Vlorës por nuk i gjeta”, tregon shoferi I autobusit Mistehaku. Ai tregon ankthin që prejtuan në kërkim të trupave. Polumbarët arritën të gjenin vetëm trupin e Benrados, kurse Argenti nuk dukej askund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›