„Mbro Tiranën“, do të jetë simboli i PS-së për kryeqytetin

23/05/2005 Kandidatët e Tiranës shpallin slloganin
„Mbro Tiranën“ do të jetë motoja e 12 kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste për kryeqytetin në ditët e fushatës elektorale. Nën drejtimin e kryebashkiakut Edi Rama fushata e kandidatëve socialistë do të jetë e sinkronizuar në mënyrë që qytetarët e Tiranës të votojnë në bllok përfaqësuesit që PS-ja ka përzgjedhur për bashkinë më të madhe në vend. Në fushatën e ditëve në vijim socialistët do të synojnë që të paraqesin rezultatet e aritura gjatë tetë viteve qeverisje duke e krahasuar me atë se si ka qenë Tirana para 1997. Ekipi i Tiranës për PS-së në garën e 3 korrikut do të sjellin platforma të detajuara për zhvillimin e mëtejshëm infrastrukturor, social dhe ekonomik të kryeqytetit për katër vitet në vazhdim. Sipas kreu të PS-së, në kryeqytet, Musa Ulqini, „’Mbro Tiranën’ është slogani i ekipit të kandidatëve të PS-së për kryeqytetin, ku në mënyrë të qartë do të jepet tabloja që na kanë falur rivalët tanë në vitet 1997 dhe më parë. Ata shkatëruan qytetin me kjoska pa fund, i çuan shqiptarët drej armëve në vitin 1997 dhe opozita aktuale mbahet mend gjithashtu si krijuesja e piramidave që shkatëruan ekonomikisht shqiptarët. Përballë këtyre arsyeve që na ka sjellë PD-ja përgjatë viteve të saj të qeverisjes ne shprehemi se kjo forcë është shumë larg pushtetit“, tha Ulqini. Për të fituar me një përqindje të lartë zonat e kryeqytetit, kreu i PS-së ka përzgjedhur figura të reja të afruara në këtë parti