Kërkoj ndjesë për Spartak Brahon

23/05/2005 Fatos Nano prezanton Emin Barçin në Durrës, dhe sulmon përfaqësuesit e opozitës e të LSI-së
“Ta kthejmë andej nga ka dalë, diktatorin e plakur dhe të pashërueshëm të opozitës”
Kryeministri Fatos Nano, i ka kërkuar ndjesë banorëve të Sukthit, për mbështetjen e kandidatit Spratak Braho, në zgjedhjet e vitit 2001. Duke sulmuar deputetin e kësaj zone, kreu i PS-së i ka kërkuar banorëve të votojnë për Emin Barçin, i cili për shumë vjet ka qenë këshilltar i tij. Nano ka prezantuar dhe kandidatin e zonës elektorale numër 28, Gazmend Bizhga. Në takimet me banorë të Durrësit, kryesocialisti ka sulmuar dhe përfaqësuesit e opozitës, duke i cilësuar si fondamentalisët dhe fantazma, të cilët i kujtojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, luftën civile kombëtare në vitin 1997. Gjatë vizitës së tij në rrethin e Durrësit, Nano, ka prezantuar platformat e investimeve në këtë zonë, duke i garantuar banorët se me votimin e kandidatëve socialistë dhe me drejtimin e Bashkisë së Durrësit prej Lefter Kokës, do të krijohet ekipi më efektiv që do të bëjë realitet ato që janë premtuar nga socialistët.
Sulmi
“Kjo garë nuk ka veçse të njëjtin kundërshtar, prandaj unë jam i bindur se ju do të silleni njëlloj me të njëjtin kundërshtar. Dhe në 4 korrik, ashtu si shumica e shqiptarëve, do të arrijmë së bashku ta kthejmë andej nga ka dalë, diktatorin e plakur dhe të pashërueshëm të opozitës. Ne përfaqësojmë Europën, përballë dhe mbrapa kemi fanatizmin dhe fondamentalizmin. Ne përfaqësojmë, ashtu siç bashkëjetoni ju, të gjithë Shqipërinë, përballë kemi kundërvënien e një krahine nga një tjetër, konfliktin civil që u kthye në luftë civile kombëtare në vitin ’96-’97. Ne përfaqësojmë të gjithë shqiptarët pa dallim, ndërsa përballë dhe mbrapa duhet të lëmë përfundimisht gjithçka që lidhet me një njeri që do t’i shfrytëzojë, nënshtrojë dhe t’i bëjë të gjithë si vetja e vet”, tha Nano, duke sulmuar përfaqësuesit e opozitës aktuale. Në sulmet e tij, kreu i PS-së nuk ka ngurruar të godasë dhe deputetin aktual të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spratak Braho. “Dua të përgëzoj përfaqësuesit dhe të zgjedhurit e PS-së në pushtetin vendor të zonës 25, që në mungesë të një deputeti të ndershëm dhe të angazhuar për komunietin, për gjithë legjislaturën e kaluar, kanë arritur të kapërcejnë këtë pengesë të rëndë dhe me punën e tyre, në bashkëpunim direkt me qeverinë, të realizojnë programe të rëndësishme investimesh, që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së komunitetit tuaj“, tha Nano.
Investimet
Kreu i qeverisë ka renditur një sërë investimesh që do të kryehen në zonën e Durrësit. “Me anë të Buxheti të Shtetit do të hapet Banka e Zhvillimit Rural në të 7 000 fermat bujqësore të zonës duke lehtësuar punimet e mekanikës me 20 për qind kosto më të ulët, për shkak të heqjes së akcizës së karburanteve dhe ne do të nxisim dhe subvensionojmë me pagesa direkte nga buxheti, prodhimin e qumështit dhe të mishit, duke dyfishuar të ardhurat tuaja dhe sepse shteti do t’i grumbullojë këto produkte me çmime reale tregu“, tha kreu i ekzekutivit shqiptar Nano.