Manjaku seksual, i joshte në telefon të miturat
23/05/2005 Tollia u bënte thirrje si rastësisht, duke u prezantuar si djalë i ri, dhe u kërkonte takim në vende të fshehta
Manjaku seksual 46-vjeçar nga XhafzotaJ i Durrësit, Arben Tollia, i joshte viktimat e tij nëpërmjet telefonit. Duke iu prezantuar si një djalë i ri dhe i dashuruar pas tyre, u kërkonte takim. Por, gjithë fjalët e tij të ëmbla, transformoheshin në bishën që i torturonte vajzat e mitura në mënyra ekstreme. Gjithçka përmbysej, posa vajzat që kishin rënë në grackë, shikonin se nuk kishin të bënin me një djalë të ri, por me një të moshuar të dhunshëm. Ai u linte takime në zona të papopulluara, larg syve të njerëzve. Në këto kushte, të thirrurat dhe britmat e vajzave nuk mund t’i shpëtonin, dhe Tollia i fuste me dhunë në makinë. Më pas, vinte dhe pjesa më e dhimbshme për vajzat, një pjesë e të cilave kanë qenë edhe studente. Ato përballeshin me një mostër të vërtetë, që veçse i dhunonte seksualisht, i torturonte në mënyra ekstreme.
Njohjet me telefon
Duket se 46-vjeçari Arben Tollia, i arrestuar dy ditë më parë, ka shfrytëzuar dinakërinë, për të ngopur grykësinë e tij seksuale, që arrin në ekstremitete të papara ndonjëherë nga piolicia dhe prokuroria. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën, nga burime të prokurorisë, të cilat sqaruan se kanë në dorë dëshmitë e pesë vajzave të përdhunuara prej Tollisë. Sipas burimeve, Tollia përdorte celularin si karrem. Ai u binte numrave si rastësisht dhe u prezantohej si djalë i ri, dhe i mashtronte me fjalë të bukura, thonë burimet. Madje ai u premtonte edhe ndihmë ekonomike dhe gjithçka ato mund t’i kërkonin nëpërmjet telefonit. Gjithashtu, është konkluduar se në disa raste, Tollia u binte numrave që as vetë si njihte dhe pasi kontaktonte me ndonjë vajzë, i kërkonte të njiheshin. Por, gjithçka ndryshonte në realitet. Madje, për të pasur sukses në “aventurat” e tij, Tollia përzgjidhte vajza të mitura, të cilat ishin më të brishta dhe të paditura. Ai u kërkonte nëpërmjet telefonit që të takoheshin në vende që i përzgjidhte vetë, kryesisht atje ku s’kishte njerëz apo kalimtarë të rastësishëm. Kur viktimat e tij prisnin në vendin e paracaktuar, Tollia afrohej me makinë dhe u kërkonte që të shkonin me të me anë të kërcënimit dhe dhunës. Të miturat menjëherë e kuptonin se në ç’grackë kishin rënë, por ishin të detyruara t’i bindeshin, pasi dhuna psikologjike dhe fizike që Tollia ushtronte mbi to, ishte jo e zakonshme. Burimet thonë, se të dëmtuarat kanë treguar përvoja nga më ekstremet, teksa Tollia kryente me to marrëdhënie seksuale. Ndërkaq, një prej vajzave që kanë denoncuar në prokurori, Tollia ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit si prostitutë, thonë burimet.
Hetimi
Ka qenë një hetim disa vjeçar i policisë, që ka bërë të mundur arrestimin e 46-vjeçarit Arben Tollia. Ai dyshohet nga policia si autor i përdhunimit dhe shitjes së 12 femrave si prostituta, si edhe për një vrasje. Burimet e policisë thonë se Tollia dyshohet si autor i përdhunimeve të 12 femrave në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Laç. Burimet pohojnë se ai përzgjidhte kryesisht të mitura dhe studente në fakultetet e Tiranës dhe të Elbasanit. Ndërkaq, burimet e akuzës pohojnë se kanë arritur të vërtetojnë në bazë të provave vetëm pesë përdhunime. Burimet e prokurorisë pohojnë se kanë siguruar në cilësinë e provës, dëshmitë e pesë vajzave të mitura, të përdhunuara nga 46-vjeçari. Ndërkaq, mësohet se nga hetimet e deritanishme është konkluduar se Tollia ka shfaqur simptoma të një manjaku seksual, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore të miturat. Ai u arrestua nga forcat policore të Komisariatit nr.2 të Tiranës mëngjesin e të shtunës, në tavernën “Pelikan” në Fier. Gjatë marrjes në pyetje, Tollia nuk ka pranuar të flasë pa praninë e avokatit të tij, duke heshtur gjatë komunikimit të akuzave, përfundojnë burimet. Re.Kro.