E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Hekurudhave: “Nuk do të flakim asnjë punonjës”

DURRËS - Punonjësit e Hekurudhës Shqiptare, një ndërmarrje me aksione 100 për qind shtetërore, nuk do të preken nga ndonjë reformë. Drejtori i Përgjithshëm i HSH-së, Zamir Ramadani, hodhi poshtë të martën deklarimet e sindikatave të punonjësve të hekurudhës, sipas të cilëve parashikohen largime në masë të personelit të HSH-së. "Paga e punonjësve të Hekurudhës Shqiptare është rritur çdo vit me nga 10 për qind dhe nga 17 723 lekë që është aktualisht, në fund të këtij viti do të arrijë në mbi 19 mijë lekë", - tha në prononcimin e tij për mediat drejtori Ramadani. Ky reagim erdhi pas njoftimit për protestë nga sindikata e punonjësve të transportit, të cilët prej disa kohësh kanë kërkuar rritje drastike të pagave, kushte pune dhe investime nga shteti në sektorin hekurudhor.

13 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›