ǒduhet riparë, ndryshuar e përmirësuar
Për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 804, datë 21.11.2007;
“Për Miratimin e Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit”
Neni 65 Funksionet organike
1. Çdo funksion organik në Policinë e Shtetit ka një numër unik reference. Numri njihet si numri i pozicionit. Për ngritjen në gradë, transferimet dhe emërimet, struktura qendrore e personelit evidenton punonjësin sipas numrit unik të shërbimit, përcaktuar në nenin 64 pika 2 të kësaj rregulloreje dhe me numrin unik të pozicionit të ri.
2. Çdo funksion organik në shërbimet mbështetëse në Policinë e Shtetit ka një numër unik reference.
3. Numri unik i pozicionit në përshkrimin e punës përmban gradën/pozicionin dhe kriteret e kualifikimit për punonjësin që emërohet në këtë pozicion.
Neni 66 Dispozita kalimtare
1. Në momentin kur punonjësit e policisë do të kalojnë në sistemin e ri të gradave, ata do të marrin gradën që i korrespondon funksionit që kanë, në përputhje me nenet 39 dhe 126 të Ligjit nr. 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”.
2. Të gjithë punonjësit e nivelit të lartë drejtues janë punonjës policie në bazë të kritereve të funksionit të përcaktuar në nenin 21 dhe 24 të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
3. Kalimi i funksioneve nga policore në funksione të shërbimeve mbështetëse, kur përshkrimi i punës për këto funksione nuk kërkon kompetenca policore, bëhet në përputhje me nenin 28 të kësaj rregulloreje, si me poshtë:
A) Për funksione të vetme të punonjësve të nivelit të parë dhe të mesëm drejtues, drejtori i Përgjithshëm përcakton nëse ky funksion do të mbajë gradë policore ose jo në momentet që ky funksion mbetet i lirë për arsye të daljes në pension, ngritjes në gradë apo transferimit të punonjësit.
B) Për funksionet e tjera të nivelit të parë dhe të mesëm drejtues, këto funksione shpallen mbështetëse në përputhje me nenin 28 të kësaj rregulloreje.
4. Funksionet e përcaktuara në pikën 3(b) të këtij neni do të kalojnë nga funksione policore në funksione të shërbimeve mbështetëse, në përputhje me periudhën e caktuar si më poshtë:
A) Brenda vitit 2008, për punonjësit e të gjitha strukturave të nivelit zbatues të shërbimeve të logjistikës, si dhe funksionet: sekretar, protokollist, arkivist, punonjës kartoteke, evidencier, operatorë të të gjitha strukturave;
B) Brenda vitit 2009, për punonjësit e shërbimeve të financës, shërbimeve juridike, shërbimit mjekësor dhe të shërbimit të prodhimit të vulave zyrtare, me përjashtim të punonjësve të nivelit të mesëm drejtues;
C) Brenda vitit 2010, për punonjësit e nivelit të parë drejtues të shërbimeve të logjistikës dhe punonjësit e nivelit zbatues dhe të parë drejtues të Teknologjisë së Informacionit;
Ç) Brenda vitit 2011, për punonjësit e personelit me përjashtim të shefave të sektorëve në qarqe dhe Drejtoritë rajonale të Kufirit dhe nivelit të mesëm drejtues, të Institutit të Policisë Shkencore;
D) Brenda vitit 2012, për punonjësit e nivelit zbatues të sallave operative dhe të strukturave të analizës kriminale.
5. Kur funksionet shpallen funksione të shërbimeve mbështetëse sipas paragrafit (3)b të këtij neni, punonjësit që i kanë këto funksione do të mbajnë gradën e tyre policore për një periudhë prej tre vjetësh. Për punonjësit që kanë kualifikim policor, gjatë kësaj periudhë, strukturat qendrore të personelit do të planifikojnë transferimin dhe caktimin në detyrë të tyre në strukturat operacionale. Gjatë kësaj periudhe funksionet e lira organike në strukturat operacionale për gradat përkatëse të këtyre punonjësve nuk shpallen të lira për efekt konkurrimi, por plotësohen me këtë kategori punonjësish.
6. Periudha gjatë së cilës ata e mbajnë gradën policore në përputhje me pikën (5) të këtij neni, njihet si vjetërsi në shërbimin policor.
7. Kontrolli psikologjik sipas nenit 22 të kësaj rregulloreje do të kryhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm kur të mundësohet buxheti përkatës për kryerjen e tij.
13 Shkurt 2008