E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: “Të garantohen kushtet e punës”

BULQIZË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kërkuar nga kompania koncesionare e kromit në Bulqizë që të garantojë kushte të përshtatshme pune për minatorët. Gjatë një takimi të zhvilluar dje në qytezën e minatorëve me drejtues të kompanisë “Darfo”, që administron Minierën e Kromit në këtë rreth si dhe me përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve, Topi nënvizoi se “gjërat vendosen me kontrata dhe e gjithë bota ecën me kontrata”. "Është bërë progres për përmirësimin e situatës, por nevojitet më shumë", - tha presidenti, duke premtuar se gjërat që kanë mbetur për t’u sistemuar do të sistemohen. Më pas takimi i presidentit Bamir Topi me përfaqësuesit e kompanisë “Darfo” dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës vijoi me dyer të mbyllura për gazetarët.
Një kërkesë të tillë për punëdhënësit presidenti Topi e bëri para disa javësh edhe në Elbasan, ku në një aksident në Kombinatin Metalurgjik gjeti vdekjen një metalurg dhe u plagosën disa të tjerë.

13 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›