E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i QSUT kerkon 70 milione leke per ilace

Pergjegjesia per krizen qe ka mberthyer Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", eshte e Ministrise se Shendetesise. I thirrur dje ne Komisionin parlamentar te Shendetesise, drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, ja ka faturuar te gjithe pergjegjesine institucionit epror, si dhe u ka ofruar deputeteve zgjidhjen e krizes. Sipas tij, e vetmja rrugezgjidhje mbetet miratimi i nje fondi prej 70 milione lekesh nga qeveria dhe Ministria e Financave per blerjen e medikamenteve deri ne perfundim te tendereve. Sipas tij, procedurat tenderiale dhe blerja e medikamenteve realizohet vetem ne fund te muajit tetor, nderkohe qe per kete periudhe sherbimi spitalor dhe furnizimi i pacienteve me medikamente mbetet zbuluar. Duke pare kete situate, drejtuesit e Komisionit te Shendetesise kane propozuar qe t'i kerkojne me urgjence qeverise nje fond prej 70 milione lekesh, per te blere medikamentet me prokurim te drejtperdrejte per te zgjidhur krizen. "Une mendoj se duhet nje vendim i Keshillit te Ministrave. Atehere duhet detyrimisht qe QSUT dhe Ministria e Shendetesise te punojne se bashku dhe te hartojne projektvendimin, duke e kaluar ne Ministrine e Financave me pare, pasi ky eshte edhe dikasteri me i rendesishem qe duhet ta miratoje. Me pas, duhet te jete mbledhja e Keshillit te Ministrave qe ta miratoje kete vendim", eshte shprehur kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu. Nga ana tjeter, deputete te ketij komisioni i kane kerkuar drejtuesve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" qe te bashkepunojne me Ministrine e Shendetesise, duke e pare konfliktin mes dy paleve si barre qe bie mbi pacientin. Por, drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, ka paralajmeruar se, nese kriza nuk zgjidhet me kete menyre, e njejta situate do te perseritet edhe per vitin tjeter. Kurse sa u perket reformave, krizes qe ne pergjithesi ka prekur kete institucion, drejtuesit e spitalit ia kane faturuar pergjegjesine Ministrise se Shendetesise. Sipas tyre, eshte ky institucion qe merr vendimet si per numrin e medikamenteve qe do te blihen ashtu edhe per reformat qe do te kryhen. Por, nje tjeter fakt, qe eshte permendur ne komision nga Pepa, ka qene edhe buxheti i paket qe i eshte percaktuar QSUT-se, e cila nuk mund te perballoje fluksin e madh te pacienteve, te cilet kerkojne kurim ne kete qender spitalore. Nga ana tjeter drejtues te drejtorive ne Ministrine e Shendetesise kane pohuar se ligjet e hartuara dhe qe pritet te miratohen ne parlament dhe implementimi i tyre do te zgjidhin nje pjese te problemeve. Sipas drejtorit ekonomik ne Ministrine e Shendetesise dhe drejtorit te spitaleve, vitin tjeter pritet te ndryshoje teresisht menyra e pageses dhe funksionimit te spitaleve shqiptare. Vetem ne 2009-en ne te gjithe sistemin shendetesor do te aplikohet skema e sigurimeve. Ajo bazohet ne parimin se kush eshte i siguruar merr sherbim falas, ndersa te tjeret do te paguajne mjeket me para ne dore. Dhe ketu nuk behet fjale vetem per spitalet shteterore. Deri tani ne vend ka vetem 600 mije te siguruar. Sipas eksperteve, shifra ka mbetur e ulet, pasi ne spitale trajtimi eshte i njejte si per ate qe paguan cdo muaj 3,4 per qind te pages dhe per te pasiguruarit. Skema e sigurimeve do realizoje kerkesen e mjekeve, qe parate qe kalojne nen dore te ligjerohen.

Karta e pacientit

Nje element i ri ne sherbimin shendetesor, qe pritet te futet vitin e ardhshem, eshte edhe karta e pacientit qe do te perfshihet brenda asaj te identitetit. Karta do te kete te gjitha te dhenat personale te pacientit, qe nga semundshmeria e deri te medikamentet dhe kurimi.

Buxheti

Gjate vitit 2008 i eshte akorduar QSUT-se nje fond prej 2.3 miliarde leke buxhet operativ, per blerje medikamentesh dhe materialesh mjekimi. Kjo shifer eshte me e larta se cdo vit tjeter me pare dhe rreth 25 per qind me shume se vitin e kaluar


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›