Ilacet, 61 lloje hiqen nga lista e QSUT
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" eshte perfshire ne krize te medikamenteve dhe mungese te plote te tyre, per shkak se Ministria e Shendetesise ka marre vendimin per largimin e 61 llojeve, te cilet nuk do te futen ne procedurat tenderiale. Kjo do te thote se, per kete vit, asnje nga keto medikamente nuk do te gjendet ne farmacite e QSUT-se por vetem ne ato private. Sipas drejtorit Pepa, ky vendim ka renduar pacientet, nderkohe qe, nese nuk zgjidhet problemi, do te trashegohet nga viti ne vit. "Fondet e pamjaftueshme, kerkesat e sherbimeve kane qene per 2.2 miliarde leke, fondi eshte sa gjysma. Faza qe lidhet me prokurimin, nuk jane tenderuar nga Ministria e Shendetesise per vitin qe shkoi rreth 148 medikamente dhe kjo sjell kete situate. Gjithashtu, jane cuar ne tenderim kete vit 61 medikamente manget nga ajo cka ne kemi kerkuar, pra ketu perfshihen medikamente baze", eshte shprehur drejtori Pepa. Sipas tij, duhet te jete Ministria e Shendetesise, ajo qe duhet te pergjigjet per kete situate, pasi ajo ka marre vendimet per largimin ose shtimin e barnave nga procedurat tenderiale. Nga ana tjeter, QSUT eshte riperfshire ne krize totale te barnave, pasi kane perfunduar edhe furnizimet e ardhura nga spitalet rajonale, apo ato te rretheve, te cilat nuk kishin konsum te disa llojeve te barnave. Aktualisht, ne QSUT mungojne antibiotiket. Po keshtu, kriza eshte rishfaqur edhe ne spitalin onkologjik, ku ka mungese te theksuar te citostatikeve. Pacientet e ketij spitali pas ekzaminimeve do t'u duhet t'i blejne vete ilacet. Pervec pacienteve te onkologjikut, edhe te tjeret u drejtohen farmacive private, pasi nuk kane asnje alternative tjeter per t'i siguruar. Edhe spitali infektiv rezulton me mungese totale te barnave. Mjeket pohojne se nuk ka mbetur pothuajse asgje nga furnizimi i fundit. Kurse familjaret e pacienteve tregojne hapur se gjithcka duhet ta perballojne vete. Kjo situate ishte paralajmeruar nje muaj me pare nga drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, i cili pohoi publikisht se institucioni qe ai drejton ka medikamente vetem per tre jave. E vetmja rrugezgjidhje, sipas tij, do te ishte blerja e medikamenteve me ane te prokurimit te drejtperdrejte dhe jo me tender, pasi keto te fundit kerkojne shume kohe dhe procedura, nderkohe qe pacientet nuk mund te presin deri ne zgjidhe te problemit.