Rama: Qeveria "Berisha" ka harruar fshatin
Kryetari i PS-se, Edi Rama, reagoi dje sa i takon buxhetit suplementar. Madje, nje buxhet te tille kreu socialist e cilesoi si nje projekt me shume probleme. "Duke pare me shume shqetesim ecurine e mbrapsht te puneve ne bujqesi, per shkak te braktisjes se plote te bujkut dhe te fermerit shqiptar nga kjo qeveri, dua te nenvizoj sot njerin nga shume problemet e Buxhetit shtese. Asnje leke nga Buxheti shtese per fshatin qe punon", vuri ne dukje Rama, gjate nje komunikimi me mediet. Sipas tij, asnje investim ne mbeshtetje te bujqve dhe fermereve shqiptare, asnje shenje se kjo qeveri mund te kuptoje se pa ndihmuar fshatin te prodhoje e te shese, nuk mund te kete cmime te arsyeshme per ushqimin e familjeve shqiptare. Po ne kete linje, Rama nenvizoi se "asnje leke nga Buxheti shtese per te shpetuar te gjithe ata kursime emigrantesh, qe investohen ne fshatin shqiptar, i cili ka mbetur jashte horizontit te vemendjes se qeverise shqiptare prej 17 vjetesh dhe eshte kthyer gradualisht ne nje realitet mesjetar". E duke risjelle ne kujtese deklaraten e kryeministrit per bum ekonomik, Rama nderkohe qe mbi fshatin vazhdojne te bien bombat e papergjegjshmerise dhe te paaftesise te skajshme te tij dhe te qeverise se tij, qe me siguri eshte e vetmja ne boten demokratike".