Drejtori i TAP: Avantazhet e gazsjellësit tonë
Flet Robert Klein, drejtori i Menaxhimit të gazsjellësit “Trans Adriatik”
Në një intervistë dhënë për agjencinë “Trend Capital”, Robert Klein, drejtori i Menaxhimit të TAP, ka deklaruar se ky gazsjellës ka më shumë avantazhe sesa projektet e tjera energjetike. Fakti se ka rrugën më të shkurtër, që nga burimi deri në portën hyrëse të tregut perëndimor, shfrytëzon gjurmën në cekëtinën e detit Adriatik dhe është në parametrat e favorshëm për financim nga institucionet financiare ndërkombëtare e bën optimist Klein se mund të realizohet në një kohë të shpejtë. Po ashtu, mbështetja që gëzon nga SHBA-të dhe BE-ja, si dhe marrëveshjet që janë realizuar me Azerbajxhanin, ku janë burimet e gazit, apo disa vende ku kalojnë transit tubacionet, e rrisin optimizmin. Drejtori i menaxhimit të TAP thotë se deri tani janë siguruar rreth 50 për qind të rezervave nga burimet e gazit dhe pritet që të lidhen kontrata të tjera me prodhuesit për të garantuar furnizimin maksimal të gazsjellësit, i cili parashikon që në një kohë të shkurtër të arrijë në rreth 20 miliardë m3 në vit.
Çfarë shansesh ka për t’u realizuar projekti i TAP? Në çfarë faze është projekti?
Unë besoj fuqimisht se TAP do të ndërtohet dhe do të ketë baza të qëndrueshme për sukses. Në thelb, një gazsjellës mund të ndërtohet vetëm nëse do të ketë gaz. Në këtë drejtim, TAP është në një pozicion shumë të mirë, pasi bashkë me EGL është edhe Statoil, një nga aktorët europianë më të mëdhenj të gazit, me një eksperiencë unike në zhvillimin e projekteve të reja të gazsjellësve. Vlera e gazit është rritur shumë këto kohë. Kompania “EGL” ka siguruar një sasi të madhe gazi. Statoil dhe EGL ndajnë aksionet në TAP me një përqindje të barabartë, me nga 50%.
TAP është një projekt që po përparon shumë teknikisht në Korridorin Jugor të Gazit dhe është skicuar që të maksimalizojë përdorimin e infrastrukturës ekzistuese, dhe për këtë jemi duke siguruar mbështetje të madhe nga prodhuesit. Në fakt, TAP është gazsjellësi më atraktiv në aspektin komercial, në disa aspekte, dhe shumë i thjeshtë për të realizuar kushtet dhe nevojat e prodhuesve, transportuesve dhe së fundi konsumatorëve. Për më tepër, TAP është gazsjellësi me rrugën më të shkurtër (520 km) në Korridorin Jugor të Gazit dhe do të ndërtohet me një opsion fleksibël për të zgjeruar kapacitetin e tij, nga 10 miliardë m3 gaz në vit në rreth 20 miliardë m3.
Ky fleksibilitet garanton që TAP të jetë i vetmi projekt, i aftë për të realizuar standardet dhe zgjeruar volumin e gazit nga burimet e Kaspikut apo burime të tjera.
TAP është duke punuar për sigurimin e lejeve të nevojshme që kërkohen në tri vendet ku kalon dhe është në rrugë të mbarë përsa i përket linjës së rafinerimit të gazit në Itali dhe Shqipëri. Së fundi, qeveria zvicerane ka firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me Turqinë për sigurimin e të drejtës së kalimit transit të gazit të EGL-së nëpër territorin e saj. Në mënyrë të përmbledhur, TAP ka shanse jashtëzakonisht të mira për t’u realizuar, bazuar mbi të dhënat teknike dhe tregtare dhe mbi të gjitha në aksesin për furnizimin me gaz.
A ka ndikuar kriza financiare dhe ekonomike botërore në koston e parashikuar të TAP-it dhe në kushtet e realizimit të tij?
Aktualisht TAP mbështetet nga dy aksionerë shumë të fuqishëm. Ashtu si dhe me projektet e tjera, ne presim të përfitojmë nga rënia aktuale e çmimeve të hekurit. Përfundimisht, ka një të vërtetë, që TAP është ndër projektet e pakta që realizon kushtet për standarde shumë të larta, sipas parimeve të CSR dhe ESIA, në përshtatje me kërkesat e parashtruara nga BERZH-i. Kjo nënkupton se ne do të jemi në një pozitë shumë të fortë në sigurimin e financimeve të projektit.
Duke marrë në konsideratë një numër të madh projektesh alternative të përfshira në politikat e BE-së për shpërndarjen e burimeve të furnizimit dhe linjat e transportit të gazit, a mendoni se do të ketë gaz të mjaftueshëm për tubacionet e TAP-it? Kush do të jetë furnizuesi kryesor për këtë projekt?
Në mënyrë të qartë është e ditur se gazi që vjen nga Azerbajxhani nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar të gjithë kapacitetin e gazsjellësit në Korridorin Jugor të Gazit. Por, vetëm projektet që do të ecin përpara do të jenë ato që do të jenë më konkurruese për sigurimin e sasive të mjaftueshme të burimeve të gazit. TAP është në një pozicion të fortë si i vetmi projekt deri tani në Korridorin Jugor të Gazit që ka arritur të sigurojë deri në momentin që flasim 50 për qind të kapacitetit të gazsjellësit.
Cilat janë avantazhet e TAP-it krahasuar me projektet e tjera?
Tashmë unë i kam përmendur shumë prej avantazheve që ka TAP. Megjithatë, le t’i përmendim shkurtimisht: TAP është gazsjellësi më i shkurtër në Korridorin Jugor të Gazit, që nga burimi deri në hyrje të tregut. TAP ka avantazh në furnizimin e tregjeve rajonale të Europës Juglindore dhe më tej, të tregjeve të mëdha europiane. Ai është projektuar për të transportuar me një kapacitet maksimal prej 20 miliardë m3 gaz dhe do të kalojë në pjesën më të cekët të detit Adriatik. Siç e thashë, TAP realizon kushtet e kërkuara nga BERZH-i për të pasur një pozitë të fortë në sigurimin e financimit. Po ashtu, ai përdor infrastrukturën ekzistuese; kostot e transitit do të jenë shumë më të ulëta krahasuar me sistemet e tjera të gazsjellësve që janë parashikuar për t’u ndërtuar. Përfundimisht kjo përkthehet në faktin se TAP është në gjendje të ofrojë zgjidhje për kostot efektive të transportit për prodhuesit dhe transportuesit e gazit.
Cila është rëndësia e Azerbajxhanit në situatat e shpërndarjes së burimeve të furnizimit të energjisë në Europë? Cili është roli i këtij vendi në projektin e TAP-it?
Unë e shoh Azerbajxhanin në një pozicion strategjik në nxitjen e sigurisë së furnizimeve të Europës dhe rëndësia e tij është reflektuar nga vëmendja e veçantë që i është dhënë këtij vendi nga BE-ja dhe anëtarët e saj si dhe nga SHBA-të. Në fakt, TAP ka marrëdhënie të mira me Azerbajxhanin dhe SOCAR dhe ka qenë një mbështetës i fuqishëm i disa konferencave për industrinë e gazit dhe naftës që janë bërë në Baku këtë vit, përfshirë edhe një samit për investimet në këtë sektor në Londër.
Në këto zhvillime, TAP ka punuar gjithmonë me parimin e garancisë se kompania plotëson nevojat e prodhuesve dhe transportuesve, - fakte këto që janë shumë të rëndësishme për SOCAR dhe Azerbajxhanin. Për këtë unë besoj fuqimisht se TAP realizon interesat më të mira të Azerbajxhanit në garantimin e kostove më efektive, seriozitetin dhe lehtësirat tregtare të gazsjellësit për të eksportuar dhe përfituar financiarisht në tregjet perëndimore prej burimeve të saja të vlefshme natyrore.
3 Dhjetor 2009