E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria Arsimore: Do të marrim masa për drejtoreshën

Reagimi

Drejtoresha e shkollës së mesme Levan, Sanie Dulla, e cila është përfshirë në këtë skandal, është shprehur e tronditur për arrestimin e vartësit të saj. Ajo ka sqaruar edhe me dokumente se gjatë periudhës për të cilën përflitet se Hetemi ka kryer falsifikimet, ai ka qenë i shkëputur nga puna pa të drejtë page. Duke vënë në dispozicion edhe dokumentin e këtij fakti, drejtoresha Sanie Dulla shpjegon se katër ditë më parë në shkollën e saj janë paraqitur disa punonjës policie dhe kanë sekuestruar regjistrin e nxënësve maturantë. Ajo thotë se nuk ka pasur dijeni për falsifikimet. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier, Suzana Numani. Ajo tha për “Shqip” se do të marrë masa për largimin nga puna të drejtoreshës nën hetim, ndërsa do të nisë një kontroll edhe në shkolla të tjera të rrethit. Mësuesi Asllan Hetemi mësohet se kishte mbi 22 vjet përvojë në arsim. Ai gjatë viteve të fundit ka dhënë lëndën e edukimit fizik, ndërsa kishte mbaruar arsimin e lartë për Cikël të Ulët.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›