Kosta Trebicka, dëshmia e dytë në Prokurorinë e Përgjithshme
Biznesmeni merret në pyetje si person në dijeni për ngjarjen në Gërdec. Trebicka dëshmoi për gati 3 orë në Prokurorinë e Përgjithshme
TIRANË - Grupi hetimor, i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme për zbardhjen e ngjarjes në Gërdec mori dje në pyetje nënkontraktorin e firmës “AEY”, Kosta Trebicka. Kjo është hera e dytë që biznesmeni merret në pyetje nga organi i akuzës, pasi herën e parë ai iu përgjigj hetuesve të Prokurorisë së Tiranës, e cila e mori në dorë hetimin e çështjes deri kur shprehu jokompetencën për vazhdimin e saj dhe ia dorëzoi dosjen Prokurorisë së Përgjithshme. Pas kësaj kryeprokurorja Ina Rama caktoi edhe grupin e ri të hetimit të çështjes i cili drejtohet nga prokurori Zamir Shtylla.
Pyetja
Lajmi për marrjen në pyetje të Kosta Trabickës u konfirmua për gazetën “Albania” nga burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat sqaruan se biznesmeni është thirrur në prokurori në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për çështjen nën hetim. Kosta Trebicka, sipas burimeve të mësipërme, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka dëshmuar ndër të tjera edhe për tregtinë e municioneve luftarake. Burimet u shprehën të rezervuara për dhënien e të tjera detajeve rreth dëshmisë së Trebickës, por konfirmuan se, thirrja e tij në prokurori është bërë në funksion të hetimeve që po realizohen për zbardhjen e kësaj çështje. Kjo është hera e dytë që biznesmeni Kosta Trebicka është pyetur nga grupi hetimor. Trebicka dëshmoi për gati 3 orë në Prokurorinë e Përgjithshme. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes në Gërdec po realizohen nga një grup hetimor i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme, pas shpalljes së moskompetencës për vazhdimin e hetimit rreth kësaj çështje nga Prokuroria e Tiranës.
Arrestimet
Ndërkohë, në dhomat e paraburgimit ndodhen të izoluar drejtuesit e subjekteve që administronin fabrikën në Gërdec, administratori i firmës “Albdemil”, Mihal Delijorgji, drejtori Teknik i kësaj firme, Dritan Minxholi, si dhe ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO” për tregtinë e municioneve luftarake, Ylli Pinari, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të sigurisë për lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Tre personat e mësipërm u arrestuan pas shpërthimit të fuqishëm më 15 mars 2008 në fabrikën që demontonte municione luftarake në Gërdec, shpërthim që shkaktoi disa viktima dhe plagosi shumë të tjerë si dhe dëme të shumta materiale në zonën përreth.
Grupet e punës vazhdojnë verifikimet në vend të ankesave
TIRANË - Ministria e Brendshme bëri të ditur dje se 3 grupe pune, të përbëra nga specialistë të Bashkisë Vorë, ALUIZNI dhe Këshilli i Qarkut vazhdojnë punën për administrimin e ankesave, ndërsa 10 grupe pune vijojnë verifikimin në vend të ankesave nga ana e banorëve. Sipas njoftimit për shtyp të kësaj ministrie, duke iu referuar ditës së enjte, shpërndarja e ndihmës financiare për banorët e dëmtuar të zonës, nëpërmjet degës së Postës Vorë, është kryer në masën 100 për qind, ndërsa numri i familjeve që janë dakord me vlerësimin e dëmit të publikuar dhe kanë hapur llogaritë bankare përkatëse, është rritur nga 2100 në 2220. Lidhur me magazinimin dhe shpërndarjen e ndihmave, sipas MB-së, janë magazinuar 150 pako ushqimore nga shoqata humanitare “Dorka”. Ndërkohë që vazhdon puna për pastrimin e zonës, ku operojnë gjithsej 97 forca dhe 27 mjete, prej tyre 3 TMK dhe 3 forca daneze. Prej tyre janë kryer operacione kërkimi për një person të deklaruar të humbur nga ana e familjarëve, i cili ende nuk është gjetur. Gjithashtu, kanë vazhduar operacionet për grumbullim municioni (inerte), certifikim dhe përmirësim infrastrukture, si dhe është pastruar një sipërfaqe prej 11.5 hektarësh etj.
5 Prill 2008