Ndalohet për trafik narkotikësh adoleshenti lazaratas
TIRANË - Policia e Tiranës bëri të ditur dje ndalimin e shtetasit Sinan Rabi, 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, me akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Sipas njoftimit për shtyp, 23-vjeçari Rabi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Katër ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me kërkesë të prokurorisë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Kapja e 23-vjeçarit Rabi u mundësua nga forcat e strukturave të luftës kundër krimit të organizuar në Policinë e Tiranës.
5 Prill 2008