Drejtoria e QSUT shkarkon mjeken abuzive
Drejtoria e qendrës spitalore "Nënë Tereza" shkarkoi nga detyra mjeken Vigjilenca Demiraj. Lajmin e konfirmoi dje për "Fiks Fare" nëndrejtori i qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza, Ariel Çomo. Sipas nëndrejtorit të QSUT-së, fillimisht u mor vendimi i pezullimit nga detyra të kësaj mjekeje, pas denoncimit në emisionin "Fiks Fare" të veprimeve të mjekes, e cila për të lëshuar epikrizën për një pacient, që vuante nga ceroza, mori dymijë lekë. Gjithashtu, nëndrejtori i QSUT-së, konfirmoi edhe një herë se veprimi i kësaj mjekeje që i kërkoi dy mijë lekë bashkëshortes së një invalidi të kategorisë së parë për t‘i firmosur epikrizën, do të gjykohet nga Komisioni Kombëtar i Gjykimit Disiplinor Profesional. "Institucioni u vu në lëvizje falë transmetimit në emisionin tuaj. Në momentin e parë u bë pezullim, mandej konfirmimi i informacioneve u arrit në situatën ku duhej bërë shkarkimi", deklaroi dje për "Fiks Fare", Çomo.
Ndërkohë që priten edhe përfundimet e Komisionit Kombëtar të Gjykimit Profesional dhe Disiplinor, të cilat mund të shkojnë deri në heqjen e së drejtës të ushtrimit të profesionit për tre vjet, duke mos e lejuar që të punojë si mjeke në asnjë institucion shëndetësor publik apo privat.
Një muaj më parë, në emisionin "Fiks Fare" u denoncua mjekja Vigjilenca Demiraj, e cila për një vulë në epikrizë i kërkon dy mijë lekë Dile Islamit nga Kurbini.
Kjo mjeke do t‘i vinte vetëm një vulë në epikrizën e pacientit, i cili, mes shumë sëmundjesh të tjera, vuan edhe nga ceroza hepatike. Ky pacient është invalid i kategorisë së parë dhe si i tillë përfiton shumë shërbime falas në spital, ku ka qenë i shtruar disa herë.