Si të rrahin policët shqiptarë "në emër të ligjit"
Policët shqiptarë, në emër të ligjit, mund të të rrahin, të të fyejnë dhe të të çojnë edhe në komisariat me motivacionin që mund ta gjejnë vetë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur më 18 dhjetor 2008 në urën pranë fshatit Maliq, në rrugën Pogradec-Korçë. Veprimet e policisë i denoncoi dje në "Fiks Fare" vetë drejtuesi i një automjeti nga Pogradeci, Valter Bajraktari, i cili kishte filmuar të gjitha veprimet e policëve me një aparat celular.
Një makinë veturë që bënte taksinë në këtë rrugë, në të cilën udhëtonte shoferi dhe një pasagjer tjetër, është ndaluar nga dy policë të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor të Korçës. Gjatë kohës kur drejtuesi i makinës bën gati për të nxjerrë dokumentet e kërkuara nga policët, pasagjeri që ai kishte në makinë del jashtë dhe papritur një prej policëve fillon ta godasë. Qytetari kërkon sqarim nga punonjësit e policisë për arsyen e ndalimit. Por në vend të përgjigjes, njëri prej tyre e godet në kokë, ndërkohë që në tokë dallohet e hedhur tabela e ndalimit të qarkullimit që mbante në dorë një nga efektivët e policisë. I veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, polici e qëllon vazhdimisht të riun. I gjithë debati i policit me këtë qytetar është xhiruar me një aparat celular. Efektivi i policisë së qarkullimit rrugor, Arjan Baçi, dallohet qartë në pamjet e xhiruara me celular se e godet me shuplaka të riun, e fyen, e shtrin në tokë dhe vazhdon e gjuan. Askush nuk guxon të ndërhyjë. Ngjarja zhvillohet në mes të ditës, pranë një pike karburanti. Rreth e rrotull ka shumë qytetarë të tjerë, që shikojnë policin që fyen dhe godet pasagjerin e makinës me targa Pogradeci. Ky punonjës i Policisë së Shtetit harron që është përfaqësues i ligjit dhe është i pari që duhet ta respektojë. Në sherr e sipër, polici tjetër që ndodhet atje pranë lajmëron postën më të afërt të policisë që të sjellë një furgon, për të shoqëruar të riun që deri në ato momente e kishin rrahur dhe fyer.