Kule: Diplomat do t‘i bëjmë si i duan studentët
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka kumtuar dje fjalinë që kanë kërkuar prej disa kohësh studentët që kanë mbyllur studimet trevjeçare në përputhje me sistemin e Bolonjës. "Sipas udhëzimit që ka përcjellë ministri i Arsimit, në pikën 9 thuhet: Udhëzimi 26 i datës 14.07.2008 revokohet. Kjo është hera e parë, e theksoj dhe një herë, është shumë e rëndësishme. Atje ku ka për titull, do të ketë titull, atje ku ka degë, do jetë me degë, pra nuk ka më qëndrime antiligjore", u shpreh rektori i UT-së, Dhori Kule.
Tashmë, modeli i ri diplomave për studimet 3-vjeçare sipas Kartës së Bolonjës, i kundërshtuar nga krerët e universiteteve dhe studentët, do të ndryshohet. Ministria e Arsimit u ka dërguar rektorateve një udhëzim të ri për hartimin e këtyre diplomave, duke revokuar kështu udhëzimin nr.26 të datës 14.07.08. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në një dalje të posaçme publike është shprehur se për herë të parë MASH ka reflektuar në respektim të ligjit të arsimit të lartë. Sipas kreut të Universitetit të Tiranës, senatet akademike dhe studentët do të hartojnë një model të ri diplome, në përputhje me udhëzimin e ri të MASH dhe me standardet e Bolonjës. Kjo, sipas rektorit Kule, do të çojë në vend pretendimet e ngritura nga vetë studentët për këtë diplomë. Diplomat e reja të nivelit të parë dhe suplementët shoqërues të Universitetit të Tiranës do të jenë gati brenda dy javësh.
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përmbajtjen dhe formën e diplomës, parashikon që senatet akademike përcaktojnë elementë të tjerë të veçantë, që ato i gjykojnë të arsyeshme, si dhe formulimin grafik të diplomave.
Shfuqizimi i udhëzimit të vjetër dhe ndryshimi i modelit të diplomave sipas kërkesave të studentëve shënon një tërheqje të qëndrimit të drejtuesve aktualë të Ministrisë së Arsimit, të cilët vetëm pak kohë më parë deklaruan se nuk do të lejonin asnjë ndryshim të standardeve të këtyre diplomave, që sipas tyre janë të unifikuara me ato evropiane.
Prej afro një muaji, studentë nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës kanë protestuar për modelin e diplomës së studimeve të nivelit të parë sipas Bolonjës. Të rinjtë kanë kundërshtuar një sërë elementesh të pasqyruar në këtë diplomë, që sipas tyre binin ndesh me ligjin për arsimin e lartë.
Vendimi i ministrit të Arsimit, Fatos Beja, erdhi pas protestave dhe bojkotimit të mësimit të studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe atyre të Gjuhëve të Huaja, të cilët kërkuan shfuqizimin e udhëzimit të lëshuar nga ish-ministri i asaj kohe, Genc Pollo.