E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria ndryshon procedurat e daljes nga spitali

Vendimia

Pas denoncimit të kryer në polici nga të afërmit e 66-vjeçarit Sami Memushi, drejtoria e spitalit rajonal të Fierit, ka ndryshuar procedurat për shtrimin dhe daljen e pacientëve, si dhe sigurinë e tyre në dhoma e pavijone. Por edhe pse ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë, në spitalin e këtij qyteti, në çdo orë të ditës dhe të natës, mund të hysh e të dalësh lehtësisht. Nga ky “privilegj” nuk përjashtohen as të shtruarit që për protokoll duhet ta shoqërojnë daljen e tyre me kartelën përkatëse.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›