E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegët përjashtojnë konsumin e alkoolit

Shoferi

Drejtuesit e mjeteve te stacioni për Durrës-Fushë Arës kanë hedhur poshtë edhe hipotezat se shoferi i autobusit mund të konsumonte alkool. Nga ky stacion, Zef Marku, drejtuesi i autobusit të aksidentuar dy net më parë, nisej përditë duke kryer të njëjtin itinerar. Dje paradite, kolegët e 45-vjeçarit, me të cilin takoheshin përditë, janë të shokuar. “Punonte çdo ditë, ka gati pesë vjet që punon këtu”, thotë një koleg i tij. Ata e kanë konsideruar gjithmonë si njeri të drejtë dhe shofer të mirë, pasi edhe alkool nuk pinte kurrë. “Ne, Zefin e kemi njohur njeri të mirë, korrekt, me gjithë shokët ka kaluar mirë”, thotë një tjetër. E ndërkohë, ata e përjashtojnë mundësinë që shoferi Marku të ketë qenë shkaktar i daljes së autobusit nga rruga. “Përjashtojmë në mënyrë kategorike çdo mundësi që ai të ketë konsumuar alkool... Ai nuk ka pirë kurrë”, tregon një tjetër koleg. Furtunë që edhe ndodh nga rrëshqitja e dheut, nga rrëshqitja e makinës, e menjëhershme”, duke dhënë versionet e tyre mbi aksidentin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›