E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pa jetë 30-vjeçari, policia heton shkaqet

Peqin

Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në një fshat të Rrethit të Peqinit. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se në një nga rrugët e fshatit Karinë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Peqinit, është gjetur i pajetë një person mashkull, me moshë 30 vjeç. Mësohet se ka qenë kryetari i kësaj komune ai që ka lajmëruar policinë e Peqinit për gjetjen e kufomës të të riut. Burimet policore, që kanë vajtur shpejt në vendngjarje, kanë identifikuar se viktima ishte 30-vjeçari Skënder Boçka, banor i fshatit Karinë. Ende nuk dihet nëse vdekja është natyrale apo e shkaktuar nga faktorë të tjerë. Po dje, rreth orës 15:30, kufoma është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, nga ku pritet të kryhet autopsia. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›