Drejtues policie në listën e pedagogëve të korruptuar

09/02/2005 Akademia, humbet shkresa e 2001-shit
Humbet në Ministrinë e Rendit dokumenti me emrat e pedagogëve të cilësuar si të korruptuar nga studentët. Grupi i kontrollit nga dikasteri blu kërkon prej 5 ditësh rezultatet e sondazhit të kryer në vitin 2001 me studentët e "Arben Zylyftarit". Aludohet se lista me emrat e pedagogëve përmban figura të rëndësishme në policinë e shtetit.
Kontrolli
Një grup kontrolli nga Ministria e Rendit Publik ka mbërritur pak ditë më parë në Akademinë "Arben Zylyftari". Burime të besueshme nga dikasteri blu, bëjnë të ditur se ekipi drejtohet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm, pasi stafi i kësaj shkolle përbëhet nga oficerë madhorë të Policisë së Shtetit. Qëllimi i këtij inspektimi në Akademinë e Rendit Publik është evidentimi i pedagogëve të korruptuar, të cilët akuzohen drejtpërsëdrejti nga studentët. Pas arrestimit spektakolar të Arqile Kostës, pak ditë më parë, nën akuzën e mitmarrjes, kontrolli do të marrë dëshmitë e studentëve, të cilët në dyer të mbyllura do të rrëfejnë emrat e të korruptuarve që nuk meritojnë të drejtojnë më orët e tyre të mësimit. Krahas këtij inspektimi është kërkuar dhe rezultati i një sondazhi të bërë në Akademinë e Rendit, 4 vjet më parë. Burime sqarojnë se në vitin 2001, oficerëve të ardhshëm të policisë u është kërkuar të shkruajnë në një letër emrat e pedagogëve që marrin para në këmbim të një note kaluese apo të mirë në provim. Askush nuk refuzoi të dëshmonte për këtë fakt. Megjithëse konkluzionet e sondazhit demaskuan një numër të madh syresh, asnjëherë nuk u morën parasysh për vlerësimin e profesorëve. Për të patur një ide më të qartë për situatën aktuale në Akademi, ekipi i kontrollit kërkoi dokumentin e asokohshëm. Por, për habinë e të gjithëve, megjithë 5 ditët e kërkimeve, ai nuk është gjetur ende.
Hamendjet
Është ngushtuar sakaq rrethi i të dyshuarve që mund të kenë fshehur dokumentin. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për ekzistencën e shkresës kishin dijeni vetëm një numër i kufizuar personash. Duke qenë se në vitin 2001 sondazhi u bë gati në fshehtësi të plotë, të paktë qenë punonjësit e Akademisë që mësuan për zhvillimin e tij. "Ai që ka zhdukur dokumentin duhet të jetë i interesuar personalisht për të. Ka gjasa që emri i tij të jetë përfshirë në listën e pedagogëve të akuzuar nga studentët për mitmarrje", theksojnë burimet. Sipas tyre, nuk diskutohet fakti që dikush ka fshehur apo eliminuar me dashje shkresën e shumërkërkuar. Burimet shtojnë se dokumenti është "thembra e Akilit" në spastrimet dhe arrestimet që do të kryehen paskëtaj në "Arben Zylyftari". Të dhënat paraprake dëshmojnë se, lista e të korruptuarave përmban figura të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Asokohe pedagogë, e tashmë funksionarë në radhët e bluve, të akuzuarit për mitmarrje nuk mund ta pranojnë faktin që 4 vjet më parë janë treguar me gisht nga auditoret ku lektonin. Nuk përjashtohet mundësia që dikush nga Ministria e Rendit të ketë lajmëruar qysh para mbërritjes së ekipit të kontrollit, ndaj rezultatet e sondazhit të 2001-shit janë eliminuar për të fshehur korrupsionin e kryekomisarëve apo komisarëve të Akademisë.
Kamera e fshehtë demaskoi pedagogun
Pak ditë më parë, një nga pedagogët e Akademisë së Rendit Publik ra në prangat e kolegëve të tij, nën akuzën e mitmarrjes. Arqile Kosta, me një karrierë të gjatë pune në strukturat e rendit dhe me gradën kryekomisar, u demaskua nga një kamera e fshehtë. Mediat filmuan çastin e pazareve të profesorit me një nga studentët e tij. Kosta mori ryshfet nga ai në këmbim të një note në provimin e lëndës që jepte në Akademi. Ditën e shfaqjes së sekuencave filmike, ai u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për mitmarrje.