E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga dy falsifikatorëve

09/02/2005  Inspektorët e Zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar kanë arrestuar një person si dhe nisën procedimin penal për një të dytë, nën akuzën e vënies në përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, shprehet se Bledi Osma nga Kavaja do të ndiqet penalisht, pasi ka aplikuar për pasaportë me

certifikatë personale të rreme, vepër penale e parashikuar nga neni 191 i Kodit. Alama Katragjini saktëson se, po ditën e hënë u krye arrestimi në flagrancë i Dhimitër Malit, nga Libofsha e Fierit. 51-vjeçari u bllokua pasi kishte në përdorim dokument udhëtimi, “permesso di sogiorno” të falsifikuar. Kjo vepër parashikohet nga neni 186 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›