Drejtuesit e Elbasanit të paqartë
• Drejtuesit e klubit të Elbasanit nuk kanë një qëndrim zyrtar përsa i përket deklarimeve të fundit që kanë bërë aksionerët kryesorë, siç janë presidenti Laze dhe kryetari i Bashkisë Sejdini.Në fakt, Laze ka firmosur për largimin e Dukës ose zgjidhjen e konfliktit deri ditën e enjte, ndërsa Sejdini ka pohuar të kundërtën e asaj që ka firmosur Laze së bashku me presidentët e tjerë të disa klubeve kryesore të Shqipërisë. Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Sejdini vazhdon të qëndrojë i palëkundur në qëndrimin e tij, duke mbështetur në mënyrë kategorike presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nëse mes presidentit Arben Laze dhe Kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini nuk do të gjendet gjuha e përbashkët për këtë çështje atëherë te Elbasanit mund të ketë zhvillime të reja.