E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet terminali 5 në Heathrow

• Mbretëresha e Britanisë ka hapur zyrtarisht terminalin e pestë në Heathrow.I ndërtuar brenda kohës së planifikuar dhe me buxhet sipas planit, ky projekt i operuar nga Autoriteti Britanik i Aviacionit, planifikohet të hapet për biznes dhe funksionim të 30 milionë pasagjerëve në vit më datë 27 mars 2008. E shoqëruar nga Duka i Edinburgut, Mbretëresha është përshëndetur nga mijëra punëtorë të aeroportit. Willie Walsh, shef ekzekutiv i “British Airways” u shpreh: “Terminali 5 është një kompleks fantastik dhe pasagjerët tanë me të vërtetë do të kënaqen me hapësirën dhe komoditetin që ofron. Ne kemi ekskuzivitet në përdorimin e këtij terminali dhe kjo do të mundësojë që shërbimet tona të përmirësohen edhe më shumë. Ky terminal me shërbimet e veta do të sfidojë çdo aeroport tjetër në botë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›