Han: E ardhmja ime varet nga konflikti
• Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ka shprehur keqardhje për situatën që është krijuar në futbollin shqiptar.Jetmir Halilaj Ai ka thënë se e ardhmja e tij në krye të stolit shqiptar do të varet nga rrjedha e ngjarjeve të ardhshme në futbollin shqiptar. “Më vjen keq që u anuluan dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, sepse shpresoja që të testonim skuadrën në këto dy takime. Megjithatë të shohim se çfarë zgjidhjesh mund të arrijmë në të ardhmen. E ardhmja ime? Besoj se gjërat do të varen nga ecuria e ngjarjeve. Shqiptarët janë një popull i zgjuar dhe unë besoj se do të arrihet një zgjidhje dhe futbolli shqiptar do t’i rikthehet normalitetit”, ka thënë Han për TV Klan. Tekniku i përfaqësueses shqiptare ka pasur edhe një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, por ka preferuar të mos bëjë asnjë koment në lidhje me këtë. Tekniku ka pranuar se anulimi i dy ndeshjeve miqësore të muajit mars i ka prishur planet pasi nuk do të mund të testojë lojtarët që do të ketë në dispozicion për edicionin e ardhshëm. “Ne kishim planifikuar dy ndeshje miqësore, me Moldavinë dhe me të cilat praktikisht duket se kanë dështuar – ka thënë Han – Më vjen keq sepse planet kanë ndryshuar tërësisht dhe do të na duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër. Unë shpresoj që gjërat të zgjidhen sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikojmë edhe ndeshjen e majit kundër Polonisë, sepse ky do të ishte vërtet një problem”, ka thënë holandezi. Han ka kërkuar që të punohet intensivisht nga ana e FSHF-së për të organizuar një ndeshje me Kosovën më 26 mars. “Në pozitat që jemi duhet të ndeshemi me një kundërshtar që nuk është i anëtarësuar në FIFA dhe Kosova i përmbush këto kritere. “Mendoj se një ndeshje me Kosovën do të ishte një alternativë e mirë, sepse do të shfrytëzonim datën e lirë dhe lojtarët gjithsesi do të kalonin një test”, ka thënë Hani. Tekniku i përfaqësueses shqiptare do të jetë sot paradite në Federatë ku do të takohet me disa nga drejtuesit e saj për të diskutuar në lidhje me projektet për të ardhmen e Kombëtares. Tekniku i përfaqësueses është i shqetësuar, sepse ai anuloi edhe miqësoren e muajit shkurt, me qëllim që të kishte më tepër kohë për të njohur lojtarët. Han tha se dy ndeshje në muajin mars do t’i mjaftonin për të krijuar një ide të qartë në për formën e skuadrës së tij. Ari Han gjatë deklaratave të tij ka thënë vazhdimisht se dëshiron të ndërtojë një ekip të fortë, por asnjëherë nuk ka folur për objektiva konkretë. Grumbullimi Ka shumë mundësi që të mos ketë asnjë grumbullim për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Kjo për shkak se deri tani nuk është konfirmuar asnjë miqësore me ndonjë skuadër dhe do të ishte e vështirë që disa prej atyre që luajnë jashtë të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të luajtur me një skuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri i Kombëtares shqiptare ngjalli shumë polemika me listën që përpiloi për dy ndeshjet miqësore që do të luheshin më 21 dhe më 26 mars. Holandezi la jashtë Hamdi Salihin, golashënuesin e momentit, i cili deri tani ka realizuar 13 gola në Austri me fanellën e Riedit.Duka: Holandezi është nën kontratë me nePresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar një takim pune dje me trajnerin e Kombëtares shqiptare në Durrës. Kreu i FSHF-së pohoi se Ari Han është i befasuar nga situata e krijuar dhe se holandezi shpresonte që gjërat të zgjidheshin pas vendimit të FIFA-s për ta pezulluar Shqipërinë. “Takimi me Han ishte për arsye pune. Diskutuam për të ardhmen e Kombëtares shqiptare dhe për disa projekte të tjera. Qëndrimi i Hanit? Ai është në kontratë me FSHF-në, kështu që çdo gjë mbyllet këtu. Sigurisht që është i pakënaqur nga situata që është krijuar, por është i bindur se gjërat do të zgjidhen”, tha Duka për “Panorama”.