Xhani: Duka, unë s’manipulohem
• Presidenti i Partizanit, Albert Xhani reagoi pasi u njoh me një deklaratë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.“Më vjen keq që dëgjova një deklaratë të presidentit Duka, ku thoshte se unë jam i manipuluar nga shteti apo të tjerë. Dua t’i them Dukës, se unë nuk jam nga ata që manipulohen, pasi një gjë të tillë e kam treguar edhe kur u zhvillua asambleja në 2006-n, ku unë e mbështeta në maksimum Armand Dukën. Këtë e kam bërë me ndërgjegje të plotë, duke menduar se ishte ai njeriu i duhur për të drejtuar FSHF-në dhe nuk pranova të bëhesha pjesa e manipulimeve. Nëse kam vendosur të kërkojë dorëheqjen e Dukës në rast se kjo situatë nuk zgjidhet sa më shpejt, këtë e kam bërë pasi janë prekur interesat e Partizanit. Nëse situata nuk zgjidhet, atëherë Partizani nuk ka për të zbritur në fushë të shtunën për kampionat”, tha Xhani.