Sulaj bashkohet me grupin anti-Duka
• Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj ka mbështetur nismën e disa presidentëve të të tjerë të klubeve shqiptare, të cilët kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës.Nëpërmjet një deklarate për shtyp ai i ka bërë thirrje FSHF-së dhe MTKRS-së që të mendojnë seriozisht për zgjidhjen e problemit, sepse në këtë mënyrë po shkatërrohet futbolli dhe bashkë me të edhe investimet e shumë biznesmenëve. “KF “Dinamo” mirëkupton dhe qëndrimin e presidentëve, shqetësimin e tyre real, kërkesën për të zgjidhur këtë ngërç, solidarizohet me nismën e tyre, por pa pretenduar se kjo zgjidhje bëhet me individë. Ne gjykojmë se komuniteti i futbollit duhet të zgjohet dhe si hap të parë apo zgjidhje emergjente është edhe krijimi i Ligës Profesioniste që do të thotë se duhet të jemi zotër të gjithë investimit tonë” thuhej në deklaratën për shtyp të klubit dinamovit.