Jorgos Amanatidis: “Lojtarët shqiptarë janë shumë të talentuar”

Nga Fatjon Kodra
Drejtori i Akademisë së Olimpiakosit, Jorgos Amanatidis ka mbetur mjaft i kënaqur nga niveli i talenteve shqiptare të klubit të Olimpikut në Tiranë. Ish-futbollisti i njohur grek ka ndjekur katër takime të moshave të ndryshme dhe ka majtur shënime vazhdimisht, duke u bërë vazhdimisht sinjale pozitive bashkëpunëtorëve që ndodheshin pranë tij. Në fund të turneut të improvizuar, Amanatidis dha një intervistë për "Panorama Sport", ku foli për talentet e futbollit shqiptar dhe bën krahasim midis dy vendeve. Cfarë përshtypjesh keni nga puna që keni parë të bëhet në klubin e Olimpikut në Tiranë? - Ajo që desha të them është se kam dëgjuar që këtu bëhet një punë e mirë, prandaj kam ardhur edhe vetë këtu, për të parë se ndryshe është kur dëgjon dhe ndryshe kur sheh dhe vetë nga afër punën që bëhet në akademitë e moshave në Tiranë. Kemi ardhur të premten këtu dhe kemi parë ambientet sportive të akademive. Bëhet një punë shumë serioze duke filluar që nga fushat e stërvitjes të akademive që pamë dhe me përbërje të stafeve teknike nga njerëz që kanë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, njerëz serioz që përcojnë tek fëmijët atë që kanë bërë vetë gjatë viteve, eksperiencën e tyre. C'mund të na thoni për Akademitë e Olimpiakosit? - Olimpiakosi ka 35 akademi në Greqi dhe jashtë saj, sic është edhe akademia këtu në Tiranë. Ka 4500 futbollistë të regjistruar, fëmijë të moshave të ndryshme që e frekuentojnë këtë akademi. Ka shumë talente në këto shkolla. Por ajo që duhet të kemi më shumë kujdes është mosha 13-14 vjec, duhet të jenë njerëz të përgatitur ata që merren me këtë kategori për të cuar sa më lart këta fëmijë. Mosha 13-14 vjec është mosha më delikate. Me këtë moshë duhet të punohet sa më shumë. Ne si Olimpiakos punojmë dhe për zhvillimin sportiv të shumicës, që të kuptojnë dhe fëmijët që për t'u bërë futbollist dhe për të dhënë sa më shumë, fanella e tij duhet të bëhet me djersë dhe me gjak. Futbollistët shqiptarë në Greqi kërkohen shumë. Si e komentoni ju këtë? - Nuk është rastësi që shumë futbollistë shqiptarë luajnë shumë mirë me ekipet greke sic është rasti i Jahmir Hykës, që firmosi me Olimpiakosin apo sic kemi dhe një futbollist tjetër me të rinjtë e Olimpiakosit, Renaldo Rama. Unë sot pashë një ekip që luajti ata të ditëlindjes ‘90, që unë besoj se për 2-3 vjet ata do të jenë Kombëtarja shqiptare. Pra, lojtarët shqiptarë janë shumë të talentuar dhe normalisht në Greqi luhet një futboll teknik, ku një shqiptar mund të cajë fare lehtë. Ju keni luajtur edhe ndaj përfaqësueses shqiptare kur vishnit fanellën e kombëtares greke. Mund të na tregoni dicka nga kujtimet tuaja të këtyre përballjeve? - Po, është e vertetë. Kam luajtur në vitin 1999 në Stadiumin "Olimpik" të Athiës, ku kemi fituar me rezultatin 2-0. Ajo që më bëri përshtypje në atë ndeshje ishte fakti se në stadium kishte 5 mijë tifozë shqiptarë, ndërkohë që ne nuk kishim shumë mbështetje pasi nuk kishte shumë tifozë grekë në atë ndeshje. Kjo ishte ndeshja e kthimit pasi në ndeshjen e parë në Shqipëri humbëm 2-0, por në këtë ndeshje unë isha i dëmtuar dhe nuk luajta. E pashë ndeshjen nga shkallët e stadiumit "Qemal Stafa". Kam vënë re se ndeshjet midis ekipeve kombëtare greke me shqiptare, janë gjithmonë me shumë rivalitet, por kemi një konkurrencë për të mirën e futbollit si sportistë. Asgjë më shumë. Mund të na bëni një krahasim të futbollit shqiptar me atë grek. Ju si i shikoni? - Kemi shumë gjëra të njëjta për sa i përket talenteve dhe kemi dhe një vecori tjetër. Si popuj ngjajmë shumë pasi nuk para na pëlqen shumë të stërvitemi, por kemi një nivel teknik shumë të mirë. E shikojmë që ngjan futbolli dhe nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Greqi, dhe futbollistët që vijnë nga ekipe të tjera evropiane tek ekipet shqiptare. Por këtu pashë një gjë tjetër që më bëri përshtypje, që ne nuk e kemi për akademitë. Të premten ishim te qendra sportive e Olimpikut dhe pamë se po punohej ndërkohë që binte shi pa pushim dhe terreni ishte shumë i rënduar. Kjo nuk e ndërpreu për asnjë minutë punën e skuadrave, këtë nuk e kisha parë ndonjëherë në Greqi. Pasaporta, kush është Amanatidis Ka 20 vjet që është brenda botës së futbollit. Ka luajtur 10 vjet me Olimpiakosin e Pierut si gjithmonë në pozicionin e qendërmbrojtësit. Tre vitet e para i ka luajtur me Apollonin e Kallamarjasë, ku ishte i dhënë borxh. Në 10 vjet me Olimpiakosin ka fituar 7 kampionate radhazi dhe është nga 7 futbollistët e vetëm të Olimpiakosit që kanë marrë 7 herë kampionate radhazi. Është një rekord i rrallë. Ka bërë 27 ndeshje me ekipin kombëtar. Ka luajtur me Apoelin e Qipros, 1 vit, dhe aty arriti të fitonte një titull kampion. Ndërsa në vitet e fundit të karrierës luajti me 2-3 ekipe të mesme të kampionatit grek. Tani punon si drejtor i Akademisë së Olimpiakosit, një punë që e bëj me shumë qejf.