E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e autoshkollave, protestë për zbatimin e rregullave



Tiranë - Drejtuesit e autoshkollave që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, kanë zhvilluar një protestë në sheshin “Skënderbej”. Ata kanë bllokuar sheshin për më shumë se një orë, pasi kërkojnë që strukturat përkatëse të qeverisë të zbatojnë të njëjtat rregulla për të gjithë ata që janë të licencuar. Sipas tyre, në Tiranë zhvillohet konkurrencë e pandershme mes autoshkollave. Pikërisht në këtë çështje të stabilizimit të aktivitetit duhet të ndërhyjnë strukturat qeverisëse. “Jemi me të vërtetë në një krizë të jashtëzakonshme. U kërkojmë të gjithë kryebashkiakëve që t’u fali ose t’u shtyjë pagesën e tatimeve autoshkollave, sepse kriza jonë tashmë ka shkuar aty ku nuk mban më. Mbi 50 autoshkollat që janë në Tiranë do të dorëzojmë licencat”, - u shpreh Tonin Gjinaj, kryetar i Shoqatës së Autoshkollave në Tiranë. Drejtuesit e autoshkollave paralajmërojnë se nëse brenda javës që vjen, qeveria nuk do të marrë masa, atëherë ata do të bllokojnë akse të ndryshme rrugore në kryeqytet. Ndërkohë që të irrituar shprehen se do të dorëzojnë edhe licencat.

22 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›