Shqipëria vatër zjarresh, qeveria redukton numrin e zjarrfikësve
Botohet organika e re për të gjitha stacionet sipas qyteteve. Vetëm në vendin tonë rezulton që numri i zjarrfikësve është kaq i ulët
Laureta Rryçi
Tiranë - Reduktohet numri i zjarrfikësve në vend. Përkundrejt rasteve të shumta të zjarreve dhe situatave që shpesh herë kanë qenë të vështira për t’u vënë nën kontroll, qeveria ul numrin e zjarrfikësve. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë organikën e re që është përcaktuar për të gjitha pikat e zjarrfikësve në vend. Pas këtij urdhri të fundit, i cili është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, rezulton se numri limit i punonjësve të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit në qarqe do të jetë 689 veta nga 712 që ka qenë. Numri më i madh i është përcaktuar kryeqytetit. Këtu janë të përfshirë shoferët, shpëtuesit dhe personeli operues. Duke iu referuar vendeve fqinjë, Greqisë dhe Italisë, konstatohet se ata kanë një mjet zjarrfikës me efektiv prej pesë vetash për 3 mijë banorë, ndërsa nga statistikat vendi ynë ka 52 makina antizjarr në të gjithë territorin në gjendje pune.
Qytetet e mëdha
Për qytetet e mëdha të vendit, përveç Tiranës, për pjesën tjetër numri i organikës të stacioneve të zjarrfikësve është përcaktuar të jetë më i vogël se 20. Me udhëzimin e ri, për Tiranën është përcaktuar një organikë prej 26 personash. Për Fierin 21 persona, ndërsa për Durrësin është përcaktuar organika me 18 persona.
Ky shërbim ka një strukturë shtetërore, ku Drejtoria e Zjarrfikësve është në Ministrinë e Brendshme në varësi të Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe në bazë në varësi të prefektit të qarkut.
Standarde të ndryshme
Në standardet e vendeve europiane është përcaktuar që personeli zjarrfikës duhet të jetë një zjarrfikës për 1000 banorë. Një stacion zjarrfikës urban në qytete duhet të mbulojë një hapësirë prej 4 km2. Nëse do të krahasojmë këto standarde me gjendjen aktuale të personelit që ka shërbimi zjarrfikës shqiptar, duhet të ishin minimumi, vetëm në Tiranë, rreth 100 zjarrfikës në turn ditor. Me sipërfaqen e shtrirjes së qytetit të Tiranës dhe trafikun që ajo ka, minimumi duhet të kishim 7 stacione zjarrfikëse.
Organika e re për të gjitha PMNZH-të e vendit
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Tiranë (21 Dhjetori), numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 26 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Kavajë, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 11 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Durrës, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 18 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Fier, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 21 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Berat, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 23 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Vlorë, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 20 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Gjirokastër, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 18 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Korçë, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 18 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Elbasan, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 18 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Lezhë, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 11 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Shkodër, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 22 veta.
Në organikën e stacionit të PMNZH-së, Peshkopi, numri i punonjësve të personelit operues, luftues, shoferë, shpëtues policë bëhet 14 veta.
22 Shkurt 2009