E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e institucioneve kanë zhdukur makina dhe materiale nga inventarët



Gjatë kontrollit të ushtruar në institucione të ndryshme shtetërore, KLSH-ja ka evidentuar shkelje në fushën e mungesës materiale, në masën 1.557 milionë lekë dhe në zërin “të tjera”, në masën 5 milionë lekë. Sipas raportit, dëmi në fushën “mungesë materiale” është evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në vlerën e mësipërme, nga mungesa e dy automjeteve me vlerë 1.485 milionë lekë dhe kompensimit të padrejtë të mungesës së dy kompjuterëve të dhuruar në vlerën 72 mijë lekë. Ndërsa në zërin “të tjera”, sipas raportit të KLSH-së, dëmi është evidentuar në kompaninë “Armo” dhe në Bashkinë e Elbasanit. Në “Armo”, si rezultat i mosfaturimit të karburantit të tërhequr nga dy subjekte private, dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 4.9 milionë lekë, ndërsa në Bashkinë e Elbasanit, dëmi llogaritet në masën 80 mijë lekë, si rezultat i shpenzimeve për dhurata të dhëna pa mbështetje ligjore dhe pa dokumente justifikuese. Për tremujorin e parë të vitit 2008, KLSH-ja nga 32 kontrolle të planifikuara për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 84 kontrolle. Sipas raportit, 36 kontrolle kanë përfunduar dhe evaduar, 27 janë të përfunduara si proces kontrolli në subjekt të paevaduara dhe 21 kontrolle janë në proces. Sipas KLSH-së, kontrollet e përfunduara janë ushtruar në ministritë dhe institucionet qendrore, pushtetin vendor, njësitë dhe projektet me financime të huaja, Drejtoritë e Doganave, Tatim-taksave etj.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›