KLSH: “Abuzimet e zyrtarëve për janar-mars 2008, 4.5 milionë lekë”
Raporti i 3-mujorit të parë ‘08 konstaton parregullsi dhe shkelje financiare. Shkeljet në shpenzimet e kryera kapin shumën totale prej 1.11 miliardë lekësh
Ervin Koçi
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paraqitur dje raportin e fundit për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2008. Nga kontrollet e ushtruara nga KLSH-ja në tremujorin e parë të 2008-s janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 1.11 miliardë lekë. Sipas raportit të fundit, ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2005-2007, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar, në programet e kontrollit. Në raportin e KLSH-së thuhet se “shkeljet janë zbuluar në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 458.411.000 lekësh, ku dëmi më i madh është shkaktuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në masën 405.199.000 lekë, ndërsa më i vogli në Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, në masën 38 mijë lekë”. Sipas raportit, “në fushën e prokurimeve janë evidentuar dëme dhe shkelje edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në masën 4795000 lekë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në masën 6.446000 lekë, në Spitalin Ushtarak Qendror në masën 2.428.000 lekë, si rezultat i shpërblimeve të përfituara padrejtësisht për fundvitin, si dhe në disa komuna, bashki dhe këshilla qarqesh”.
Shkeljet në qarqe
Në raportin e KLSH-së vlerësohet se i njëjti fenomen, pra shkelje në fushën e shpërblimeve, evidentohet edhe në komunën Dajt, Drejtorinë Arsimore Rajonale Vlorë, Këshillin e Qarkut në Lezhë dhe Bashkinë Elbasan, ku dëmi ekonomik është respektivisht 903 mijë lekë, 400 mijë lekë dhe 7 mijë lekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit KLSH-ja ka evidentuar shkelje edhe në fushën e sistemimit të pagave ku dëmi llogaritet në 1.271 milion lekë. Kështu, sipas KLSH-së, dëmi në Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve, Lushnjë; në Bashkinë Elbasan dhe në komunën Otllak (Berat), si rezultat i pagesave të tepërta jashtë kohës normale të punës llogaritet respektivisht në 1.086 milionë lekë, 118 mijë lekë dhe 34 mijë lekë. Ndërsa në komunën Propisht (Pogradec), si rezultat i pagesave të tepërta për vjetërsi në punë për 4 punonjës administrate, dëmi llogaritet në 33 mijë lekë.
Shkeljet në Dogana
Sipas raportit, shkelje gjithashtu janë konstatuar në Administratën Doganore në vlerën e përgjithshme prej 412.777.000 lekësh. Në raportin e KLSH-së theksohet se, “degët e doganave Tiranë, Berat, Fier dhe Sarandë, kanë si detyrime të papaguara vlerat respektive 349.816.000 lekë, 38.648.000 lekë, 15.102.000 lekë dhe 8.711.000 lekë”.
Shkeljet në Tatime
Në raportin e KLSH-së thuhet se shkeljet e konstatuara në Administratën e Tatim-taksave arrijnë në masën e përgjithshme të 80.314.000 lekëve. Sipas raportit, dëmi i shkaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për moskryerje të ndalesave të tatimit mbi të ardhurat e projektuesit të segmentit “Rrëshen-Kalimash-Morinë”, arrin në 56.580.000 lekë. Gjithashtu, shkelje janë evidentuar në komunën Dajt, ku për mosndalesë të taksës së investimit dhe TVSH-së dëmi arrin në rreth 8.857 milionë lekë. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, si pasojë e llogaritjes së gabuar të tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit në burim dhe TVSH-së, dëmi i shkaktuar arrin në 681 mijë lekë. Po kështu, një dëm prej 2.6 milionë lekësh është shkaktuar në degën e Tatim-taksave Pogradec, si rezultat i mosaplikimit të gjobave për dorëzim bilancesh jashtë afatit ligjor. Në raport thuhet se, një dëm prej 8.6 milionë lekësh është shkaktuar nga Bashkia e Gjirokastrës për mosgrumbullim të taksave nga bizneset e vegjël të qytetit.
Kallëzimet penale
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur penalisht në prokurori 12 zyrtarë me akuzën për shpërdorim detyre. Në raportin e KLSH-së për tremujorin e parë të vitit 2008, thuhet se 10 personat e paditur gjatë këtij viti janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, një person është punonjës i degës së Doganës në Tiranë dhe një tjetër punonjës në Këshillin e Qarkut në Tiranë. Sipas këtij raporti, vepra penale është konstatuar nga Departamenti i Kontrollit të Institucioneve të Administratës së Lartë, ndërsa personat e paditur penalisht akuzohen se kanë shkaktuar në total një dëm prej 426.627.000 lekë.
2 Maj 2008