Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha, takime me laburistët në Londër
Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së, Besian Pesha, ka zhvilluar një seri takimesh me funksionarë të lartë të Partisë Laburiste dhe krahut rinor të kësaj partie në kuadrin e shkëmbimit të eksperiencës dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis LSI-së dhe Partisë Laburiste. Pesha është prej disa ditësh në Londër duke ndjekur dhe asistuar nga afër në fushatën elektorale të laburistëve si pjesë e një programi të financuar nga Westminster Fondation for Democracy Work, fondacion ky pranë laburistëve. Gjatë qëndrimit të tij në Londër Pesha është takuar ndër të tjera dhe me deputetin laburist, z. Lyn Brown, sekretarin e Përgjithshëm të laburistëve, z. Chris Lennie dhe zv.kryetaren e Partisë Laburiste, znj. Dawn Butler.
2 Maj 2008