E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i asistences policore te BE-se publikon raportin

Misioni i asistencës policore të BE-së në Tiranë, ka bërë publik raportin e një pune 15-mujore për Policinë e Shtetit dhe institucionet ligjzbatuese në vend.

Në takimin e bordit të palëve të interesit, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, vlerësoi rolin e misionit PAMECA në përmirësimin e aftësive profesionale dhe mjeteve të Policisë së Shtetit.

Ambasadori i BE-së, në Tiranë Ettore Sequi, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit ndërsa nënvizoi se duhet të jetë më i ngushtë bashkëpunimi me prokurorinë pasi në periudhën që i referohet raporti ka qenë më i tensionuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, u shpreh se raporti është i realizuar dhe me mesazhe të qarta në të katër komponentët e tij.

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, vlerësoi teknikat e reja të përftuara në trajnimet me zyrat homologe në vendet e BE-së, në zbulimin, gjurmimin dhe hetimin e pasurive të politikanëve Shqiptarë, jashtë vendit.

Misioni i asistencës së KE-së, PAMECA sikurse dhe misioni i asistencës policore të Shteteve të Bashkuara, ICITAP luajnë një rol të rëndësishëm në trajnimin e oficerëve dhe rritjen e profesionalizimit dhe performancës së Policisë së Shtetit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›