Kryeministri Berisha takon ambasadorin çek Miroslav Šindelář me rastin e largimit
Kryeministri Berisha takoi sot ambasadorin çek, zotin Miroslav Šindelář, me rastin e përfundimit të detyrës në vendin tonë.
Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen zotit Šindelář për ndjenjat e tij miqësore ndaj popullit shqiptar dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë periudhës së shërbimit të tij në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ambsadori çek u shpreh se është dhe do të vazhdojë të mbetet një mik i popullit shqiptar. Zoti Šindelář përshëndeti punën e Kryeministrit Berisha për realizimin e reformave, duke i uruar suksese të mëtejshme në të ardhmen.
Gjithashtu, zoti Šindelář përshëndeti zgjedhjen e zotit Topi si president i Shqipërisë, duke theksuar se kjo ngjarje është një zhvillim shumë pozitiv për Shqipërinë, e cila ka nevojë për stabilitet dhe reforma të mëtejshme.