E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave për situatën e zjarreve në vend

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot pasdite një mbledhje të jashtëzakonshme për marrjen e masave për përballimin e situatës së krijuar, për shkak të zjarreve të rëna në zona të ndryshme të vendit, si Dibër, Lurë, Kukës, Korçë, Lezhë, Tiranë.

Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të situatës dhe kërkoi nga ministrat angazhim të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e një grupi pune të kryesuar nga zëvendëskryeministri Oketa dhe të përbërë nga Ministri i Mjedisit Xhuveli, Ministri i Brendshëm Nishani dhe Ministri i Mbrojtjes Mediu. Ky grup do të bashkërendojë punën e të gjithë forcave policore dhe ushtarake që do të angazhohen për përballimin e situatës.
Kryeministri kërkoi mobilizimin e forcave të armatosura dhe helikopterëve që ata disponojnë, policisë së shtetit, reparteve të zjarrëfikëseve, forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ministrisë së brendëshme, si dhe kërkoi nga autoritetet lokale që të mobilizojnë vullnetarë për shuarjen e zjarreve.
Gjithashtu, Kryeministri kërkoi që secili ministër të ndjekë nga afër situatën në një qark të caktuar, në bashkëpunim me autoritetet vendore.
Qeveria vendosi të akordojë një fond të veçantë për përballimin e kësaj situate.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›