E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin amerikan pranë agjencive të OKB-së në Vjenë Gregory Schulte

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikën pranë agjencive të Kombeve të Bashkuara në Vjenë, ambasadorin Gregory Schulte.

Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë edhe anëtarësimin e pritshëm të Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të ANEA-s, pas kandidimit për këtë pozicion.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve në të gjitha fushat. Z.Berisha falënderoi ambasadorin Schulte për bashkëpunimin e Shqipërisë me ANEA-n, veçanërisht për përdorimin e energjisë bërthamore dhe derivateve të saj në fushën e mjekësisë për kurimin e sëmundjeve kanceroze, duke siguruar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›