E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shëndeti Publik kërkon më shumë mjekë ndërmarrjeje në subjektet prodhuese

Shërbimi i mjekut të ndërmarrjes, i cili është i domosdoshëm kryesisht në subjekte me karakter prodhues që kanë ndotje industriale, veçanërisht në ato reparte që punojnë me substanca të rrezikshme, duhet të jetë më i pranishëm në veprimtaritë e këtyre subjekteve.
Burime nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) bënë të ditur se aktualisht nga inspektimet e kryera rezulton se është rritur numri i mjekëve të ndërmarrjeve, por mbetet akoma shumë për t'u bërë në këtë drejtim. Të dhënat e ISHP-së tregojnë se nga 1013 subjekte të inspektuara vetëm 155 prej tyre kanë mjek ndërmarrjeje, Ose e shprehur në përqindje, vetëm 15.50% prej këtyre ndërmarrjeve kanë mjek. Një vit më parë statistikat dëshmonin se nga 921 ndërmarrje me karakter prodhues, vetëm 68  prej tyre, ose 13.40% kishin një mjek. Prania e mjekut të ndërmarrjes është një shërbim që parashikohet në Kodin e Punës, ku përcaktohet se çdo subjekt privat ose shtetëror me 15 punëtorë, pavarësisht tipologjisë së prodhimit apo shërbimit që ofron, duhet të ketë një mjek ndërmarrjeje të licencuar. Sipas ISHP-së, mjeku i ndërmarrjes duke qenë prezent në këto ndërmarrje, është i detyruar që të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me sëmundjet profesionale të punëtorëve, çdo tre muaj tia raportojë Inspektoratit të Shëndetit Publik, por edhe Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të merren masat e specializuara shëndetësore.

Email This Klikime: 11

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›