E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa trajneri me i mire i epokes Fushaj

Vllaznia

Valter Fushaj e drejton prej 5 sezonesh radhazi Vllazninë në postin e presidentit. Periudhë kjo e karakterizuar nga shumë suksese, që kanë bërë të zbehen dështimet e pakta. Megjithatë, pas një analize të epokës “Fushaj”, rezulton se trajneri më i suksesshëm të cilin presidenti ka afruar në drejtimin e stolit kuqeblu është ai aktuali, Mirel Josa, i cili regjistron edhe kohën më të gjatë të qëndrimit në këtë stol. U emërua për herë të parë në fundin e fazës së parë të sezonit 2006-2007: e mori skuadrën të 11-ën dhe e ngjiti të tretën. Kaloi një turn në “Intertoto”. Në mars 2008 u shkarkuar nga detyra, duke i lënë Vlllaznisë një finale të Kupës së Shqipërisë, të cilën do ta fitonte me Dervish Haxhiosmanoviç në pankinë. Josa rikthehet te Vllaznia pas javës së 8-të të sezonit aktual, 2010-2011. E mori skuadrën në vendin e 6-të me 11 pikë, në 8 ndeshjet pasardhëse grumbulloi 17 pikë dhe e ka ngjitur Vllazinë në vendin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›