Drekë në Voskopojë, helmohen 38 fëmijë
Shkojnë për ekskursion në Voskopojë, helmohen masivisht 38 fëmijë nga Elbasani. Rreth orës 22:00 të së martës, tetë prej tyre përfunduan në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ndërsa pjesa tjetër i kaloi simptomat e helmimit pas ndihmës së dhënë që në ambientet e hotelit ku ata ishin akomoduar.
Mësohet se ekskursioni tri ditor kishte nisur po të martën nga grupi prej 38 fëmijësh të Myftinisë së Elbasanit. Pasi të miturit kanë konsumuar drekën në Hotel “Akademia” në Voskopojë, ata kanë ndjerë shqetësime në stomak dhe më pas, disa prej tyre kanë pësuar të vjella. Për këtë shkak, drejtuesit e këtij ekskursioni nisën tetë prej tyre me urgjencë për në spitalin e Korçës. Mësohet se fëmijët mbërritën në pavijonin e Pediatrisë me të vjella e marrje mendsh. Ata u trajtuan me serume dhe antibiotikë kundër helmimit të ushqimit. Burime spitalore thanë se 8 fëmijë, kryesisht të moshave 11-13 vjeç, janë paraqitur më rëndë në spital. Ata u trajtuan deri në mesditën e së mërkurës. Të tjerët, të cilët kanë qenë në moshë më të rritur, janë trajtuar që në mjediset e kampit ku ishin vendosur dhe nuk janë paraqitur në spital. Por, sipas fëmijëve, ata janë ndjerë në panik teksa kanë parë simptomat e dobësisë tek njëri-tjetri. Simptomat e tyre bënin fjalë për helmim masiv nga ushqimi. Mësohet se gjatë drekës së të martës në hotel “Akademia”, të miturit kanë konsumuar produkte mishi si fileto pule, biftekë, sallam etj. Produktet dyshohet se kanë qenë të ndenjura, duke provokuar edhe helmimin masiv. Fëmijët e shtruar në pavijonin e Pediatrisë u trajtuan me serume pas intoksikimit ushqimor. Policia e Korçës nisi hetimet për këtë rast helmimi të 38 fëmijëve. Pas kontaktit me mjekët, blutë deklaruan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Sipas policisë, që i referohet kartelave të të shtruarve në Pediatri, 6 prej fëmijëve, te trajtuar për helmim nga ushqimi janë: A.D., 8- vjeç; A.D., 14- vjeç; A.N., 13- vjeç; R.M., 12- vjeç; S.Xh., 11- vjeç dhe E. P., 13- vjeç, që të gjithë nga Elbasani.
Policia që kreu hetimet, bëri të ditur se fëmijët ishin paraqitur në spitalin e Korçës rreth orës 22:00, të shoqëruar nga persona të rritur, hoxhallarë të Myftinisë së Elbasanit. Nga kontakti me mjekët është mësuar se të miturit kishin simptomat e vjelljes dhe pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë larguar të nesërmen nga spitali, së bashku me personat që i shoqëronin. Policia, duke iu referuar mjekëve, tha se këto simptoma mund të vijnë jo vetëm nga ushqimi por edhe nga uji, ndryshimi i kushteve atmosferike etj. Sidoqoftë, rasti i helmimit masiv të grupit prej 38 fëmijësh nga Elbasani është verifikuar imtësisht si nga policia, ashtu edhe nga Qendra Sanitare e Korçës. Përfaqësues të Qendrës Sanitare të Shëndetit Publik shkuan dje në hotel “Akademia” dhe kryen analizat e ushqimit të gjendur atje. Nga verifikimet paraprake rezultoi se ushqimi ishte i rregullt, gjithsesi analizat përfundimtare të kampionëve të ushqimit pritet të dalin pas 48 orësh. Policia bllokoi dje hotelin, deri sa të dalin rezultatet zyrtare të kampionëve të ushqimit, ndërsa nuk ka shoqëruar persona për këtë ngjarje.