Rinas, pranga të dënuarit në SHBA
Vinte nga Afganistani për të vizituar familjen në Maqedoni
Sapo kanë parë në pasaportë emrin e të kërkuarit Sherifi, autoritetet aeroportuale e kanë prangosur atë dhe ia kanë dorëzuar policisë së kryeqytetit. Policia pohon se itinerari i tij i udhëtimit ishte Kabul-Stamboll–Tiranë dhe më pas do të udhëtonte drejt vendlindjes në qytezën e Gjilanit. 25-vjeçari Sherifi rezulton i dënuar pak kohë më parë në SHBA me 20 vjet burg, ndërsa bëhet e ditur se për pak kohë ai ka jetuar në Afganistan. Referuar ueb-faqes së Interpol, 25-vjeçari me kombësi shqiptare rezulton i lindur më 10 qershor 1985 në qytetin e Gjilanit Maqedoni, ku dhe është banues. Sherifi është njohës i mirë i anglishtes, ndërsa urdhër-arresti për të është lëshuar nga Gjykata e Lartë e qytezës Nju Bretania, e shtetit Connecticut në SHBA. Akuza e ngritur ndaj tij është klasifikuar “kundër jetës dhe shëndetit të personit”, pra plagosje. Ndërkohë burime të tjera pohojnë se është dënuar për terrorizëm, lajm që mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht. Në ditët në vazhdim pritet që ai të përballet me procedurat e ekstradimit në SHBA, ku do dërgohet për të vuajtur dënimin. Gjatë ditës së djeshme autoritetet policore në Tiranë morën në pyetje të riun, duke shënuar të dhënat e tij personale, ndërkohë që njoftuan autoritetet amerikane për kapjen e tij. Brenda tri ditësh nga momenti i arrestimit ai pritet të dërgohet në Gjykatën e Tiranës për t’iu caktuar masa e sigurisë, e domosdoshme që prokuroria të kryejë procedurat e ekstradimit.