E Shtunë, 31 Tetor 2026

M. City e M. United ne krye

Mançester United nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 ne Sent Andrius përballë vendasve te Birmingem, një pike me se e mjaftueshme për te kapur kreun e klasifikimit te Premier League dhe rivalet e Mançester City ne kuotën e 38 pikëve. Një fund viti historik për djajtë e kuq me dy ndeshje me pak se kundërshtarët te cilët këtë sezon për here te pare nuk pësojnë humbje duke e mbyllur me 10 fitore dhe 8 barazime. Një ndeshje pa shume emocione ku ne pjesën e pare i vetmi rast i rrezikshëm ishte shtylla e Rajen Gigs. Djajtë e kuq kaluan te paret ne avantazh me Berbatov ne minutën e 58-te, por ishin te pafat kur bullgari një minute me vone preku përsëri shtyllën. Goli i barazimit për vendasit do te vinte vetëm ne minutën e 90 te takimit kur Xhonson krosoi ne zone, Zigic ne një faull te pastër me dore brenda zonës shërbeu për Bojer i cili fare pranë nuk e pati te vështirë te mposhte portierin Van Der Sar. Sot do te luhen tre takimet e fundit qe mbyllin javën e 20-te Premier League angleze, te cilat do te keni mundësi ti ndiqni drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën Tring. Ne orën 20:45 Çelsi-Bolton dhe Uigan-Arsenal, ndërsa ne orën 21:00 ne fushe zbresin Liverpul dhe Uollverhemton.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›