Drita Pelingu, artistja që ndaloi kohen
TIRANE-Drita Pelingu, një emër që mbart me vete një karrierë më shumë se 60 vjeçare në aktrim, regji dhe pedagogji ka arritur të ndalojë kohën për të mbetur gjithmonë e re përmes roleve që i ka dhënë frymë e shpirt.
Për herë të fundit e duartrokitëm në skenën e Teatrit Kombëtar në interpetimin e saj në dramën “Shtrigat e Salemit”, një vendim ky jo i zakonshëm për t’ju rikthyer skenës në moshën 85 vjeçare, sidomos mbas humbjes së të bijës dhe mbesës.
Në një interviste për ATSH-në, artistja Pelingu tregon se jetën nuk e ëndërronte si aktore, por nuk ka menduar kurrë të heq dorë nga teatri. Ishte viti 1926 kur në qytetin e Vlorës lindi ajo që më pas do të bëhej një yll i skenës shqiptare me mbi 130 role në skenë.
Ndër kujtimet e saj më të hershme nga fëmijëria e largët Pelingu shprehet se ajo që i vjen ndër mend është biçikleta. “Biçikleta ime e dashur. Dëshmimtarja besnike dhe e heshtur e të gjitha bëmave të fëmijërisë sime”, shprehet Pelingu.
Jetën studentore në “Institutin Nëna Mbretëreshë”, një shkollë femërore, Drita Pelingu e kujton me nostalgji me gjithë bukuritë dhe prapësitë e adoleshencës. Kujton mjediset e ndryshme deri edhe dhomat e fjetjes me dritaret mbi rrugicë, nga vinin çdo natë djemtë dhe u bënin serenata vajzave. “Kujtoj me nostalgji profesorët e mrekullueshëm e mbi të gjitha shoqet e klasës me të cilat ruajmë marrëdhënie edhe sot, por kemi mbetur shumë pak. Rreshtat tanë gjithnjë po rrallohen, por ne mblidhemi”, shprehet Pelingu.
Artistja që sot numëron qindra role në skenë nuk ka ëndërruar që e vogël se do të bëhej aktore, sipas saj kjo ndodhi krejt rastësisht. Kur ishte në klasën e katër të shkollës fillore interpetoi në shfaqjen “Vajza e pabindur”, në ceremoninë e mbylljes së sezonit shkollor. “Kjo shfaqje ka një histori shumë të bukur duke lënë kështu një kujtim të paharrueshëm për mua, por jo asnjë gjurmë në preferencat e së ardhmes sime sepse as kisha parë teatër, as përfytyrohej një profesion i tillë”, tha Pelingu.
Kur në dhjetor të vitit 1945 u shpall në gazetë konkursi për hapjen e shkollës së parë dramatike, ëndrra që as vet ajo s'e dinte se qëndronte e strukur brenda, shpërtheu. Pa pyetur as babanë, as nënën, as motrat më të mëdha rrëmbeu për dore motrën më të vogël dhe vrapoi në dyert e konkursit duke qënë kështu e vetmja femër që konkuroi dhe fitoi krahë të talentuarve të tjerë si Kadri Roshi, Naim Frashëri, Lazër Filipi, etj.
“Isha e re, për paragjykimet e kohës që të mbysnin nuk pyesja fare”, shprehet Pelingu ndërsa shton se në atë kohë marrëdhëniet me familjen u tronditën. I ati gjithmonë i thoshte se do vazhdonte shkollën e lartë jashtë shtetit. “Presionet për të hequr dorë nuk më lëkundën, por në heshtjen e natës qaja. Jo pse kisha bërë zgjedhjen time por pse i kisha gënjyer. Më vriste ndërgjegjja se kisha gënjyer idhujt e mi që i doja aq shumë”, tha Pelingu.
Roli i saj i parë ishte ai i piktores tek drama “Portreti” i cili u pasua më pas vetëm nga kryesore. Kur e pyet se ku ndihet më e realizuar në film apo në teatër, shprehet shkurt: “Patjetër në teatër” dhe kujton me dëshpërim që nuk e shfrytëzoi aq sa duhej kinematografinë. Megjithatë, ajo numëron role në filmat si: “Kur hidheshin themelet”, “Njeriu me top”, “Radiostacioni”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përtej mureve të gurta”, etj.
Në moshën 18 vjeçare, krahas thyerjes së tabusë dhe fillimit të studimeve në shkollën dramatike, në jetën e saj troket dashuria për atë që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj, Hysen Pelingu. Me këngëtarin ajo do të rriste dy vajza, ndërkohë që në vitin 1997 kur ai u nda nga jeta aktorja Pelingu do të kuptonte se humbi jo vetëm bashkëshortin, por edhe shokun e pazëvëndësueshëm të jetës.
Emocionet e një roli për të nuk kanë mbaruar kurrë me duartrokitjet e publikut pas një shfaqjeje, ato vazhdonin edhe në shtëpi. “Tingujt e kitarës së Hysenit dhe zërat e vajzave që e shoqëronin më shlodhnin, më argëtonin më rrethonin me dashuri. Sot, kur kthehem nga ndonjë shfaqje, mbyll derën dhe ndeshem me vetminë”, shprehet Pelingu.
Por, gjatë karrierës së saj shumë vjeçare artistja pranon se ka ndjerë shumë zhgënjime dhe lodhje, por të heq dorë nga teatri kurrë. Por nëse nuk do të ishte aktore, Pelingu mendon se do të ishte mësuese. “Ose do të kisha plotësuar dëshirën e babait për arsimimin e lartë jashtë shtetit. Për çfarë? Nuk e di.”, shprehet ajo.
Në fakt Drita Pelingu për 32 vjet ka qënë pedagoge në Akademinë e Arteve, dega dramë- regjisurë. Puna me studentët nuk e ka lodhur asnjëherë, madje edhe mjaft prej tyre i vijnë në shtëpi. Kur nxjerr disa fotografi që ka me ta i kujton të gjithë në emër.
Në korrik të vitit 2008 me provim e fjalës artistike në kursin e III regjisurë i dha edhe lamtumirën punës si pedagoge. “Por studentët kanë qenë dhe do të mbeten të pranishëm në shtëpinë time, në jetën time dhe në punët tona të përbashkëta”, shprehet Pelingu.
Në jetën e saj të gjatë artistike ka mjaft ngjarje që kujton me nostalgji, por një prej tyre i ka ngelur në mëndje pasi ka qeshur aq shumë sa dhe sot kur e kujton i vjen për të qeshur. Ishte viti 1948 kur luante sëbashku me kolegen dhe miken e saj Violeta Manushi dhe aktorin Naim Frashëri veprën “Diku në Moskë”. Pelingu kujton finalen e shfaqjes kur Violeta gjatë interpetimit të roli e puth atë dhe Naimin në të dy faqet duke i lënë gjurmë buzët e trasha të Violetës të vizatuara në faqet e tyre.
“O Zot sa e pamundur të mbanim të qeshurën e të flisnim. Të nesërmen në mëngjes mbledhje e madhe, heqje vërejtjeje. E ndjera shoqja ime Violeta, që e kish aq të zhvilluar sensin e humorit, kur e tregonte skenën në mjediset shoqërore bija përmbys nga imitimi i bukur i saj i fytyrave tona që gajaseshin së qeshuri”, tha Pelingu.
E ndërsa në intervistën për ATSH-më rrëfen detaje të pathëna më parë, Pelingu tregon dhe pengun e saj më të madh që i ka lënë teatri. Në vitin 1966 një telegram nga Vlora e lajmëronte për sëmundjen e papritur të nënës ndërsa po punonte për shfaqjen “Tri të shtëna pushke”.
Në mbrëmje ajo bën provën e përgjithshme dhe pas saj natën udhëton me taksi për në Vlorë së bashku me të shoqin, por nëna ishte rënduar dhe nuk e njohu. “Ato 2-3 ditë që ndenja në Vlorë nuk duroja dot të më pyeste njeri për teatrin. E urreja! Ai më la atë peng që koha edhe vitet nuk e shlyen dot kurrë”, u shpreh Pelingu.
Sot Drita Pelingu është 85 vjeç, edhe pse është shumë e kënaqur për të gjitha ato që i ka ofruar teatri vazhdon luftën për të lënë pas emrin e njeriut të mirë dhe të aktores së vërtetë. Drita Pelingu, një grua e fortë që nuk e kanë mposhtur as dhimbjet më të mëdha të jetës ka fituar edhe betejën me vitet që ikin.
(atsh/Besi Londo/Balkanweb)