E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Avdyli ; Rikthehet në polici si drejtor i Sektorit të Parandalimit të Krimit

Është rikthyer në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, Dritan Avdyli, i arrestuar dhe më pas i shpallur i pafajshëm për vdekjen e gruas së tij, Erieta Avdylit. Këtë herë, ish-shefi i komisariatit nr. 4 dhe atij nr. 1 në kryeqytet, Dritan Avdyli, është emëruar si drejtori i Sektorit të Parandalimit të Krimit në Departamentin e Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga burime të institucionit të policisë, ku sipas tyre, me gradën e Komisarit, Avdyli, është zgjedhur nga drejtuesit e policisë në këtë post, nisur nga eksperienca e tij e mëparshme në radhët e Policisë së Shtetit, si drejtues komisariatesh apo poste të tjera të rëndësishme. Edhe pse para pak vitesh Dritan Avdyli do të ishte në qendër të vëmendjes për një seri procesesh gjyqësore, për zhdukjen e bashkëshortes së tij, ai do të shpallej i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›