E Diel, 1 Nëntor 2026

PAD shpall 5 kandidatura për Tiranën

03/04/2005  Ceka: Kemi miratuar 75 konkurrentët

Partia Aleanca Demokratike ka shpallur pesë kandidatë për deputetë, për Tiranën. Gjatë aktivit të PAD-së për kryeqytetin Gjergji Bizhga, Genc Anastasi, Vllasova Musta, Dashamir Peza dhe Arben Demeti janë shpallur si emrat që do të kërkojnë votën për Aleancën. Gjithashtu është bërë e ditur se PAD ka miratuar mbi 75 për qind të kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Aktualisht kjo parti po konsolidon të gjithë strukturat e saj në shkallë vendi për t'u përgatitur për procesin zgjedhor. Në fund të këtij muaji, PAD-ja do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku do të miratohet platforma elektorale, ratifikimi i listës së kandidatëve, si dhe do të përcaktohen formula më të qarta për listën proporcionale të deputetëve. Aktivi i Tiranës ka ndarë punën në stafet elektorale, të cilët do të angazhohen direkt me fushatën që do të zhvillojnë partitë gjatë muajve në vazhdim. Gjithashtu, stafet elektorale do të synojë të rrisin sa më shumë elektoratin e PAD-së. Sipas Presidentit të PAD-së, Neritan Ceka, forca e tij politike në zgjedhjet e përgjithshme do të hyjë me 100 kandidatë për deputetë, të cilët do të synojnë të sigurojnë vota për subjektin dhe vota individi. Sipas Cekës, për PAD-në koalicionet me forcat e tjera politike do të përcaktohen vetëm në bazë të rezultateve që do të sjellin zgjedhjet e përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›