E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, 3 milionë euro për Gërdecin

 

Komisioni Evropian do të financojë një shumë prej 3 milionë euro për rindërtimin e zonës së Gërdecit. Marrëveshja u nënshkrua dje në Tiranë mes ambasadorit të KE-së, Helmuth Lohan dhe ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. “Projekti në fjalë është i hartuar në mënyrë të gjithanshme, me qëllim që të adresojë shumë nga nevojat e banorëve. Fushat kryesore të ndërhyrjes do të jenë infrastruktura, arsimi, furnizimi me ujë dhe mjedisi”, thuhet në njoftimin e KE-së. Marrëveshja përfshin ndërhyrjen në infrastrukturë, ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të përfshijë një fushë sporti si dhe një palestër, furnizimin me ujë të fshatit si dhe kontrollin e ndotjes së ambientit. Aktivitetet e projektit u hartuan në bazë të udhërrëfyesit të përgatitur nga Këshilli i Ministrave për rindërtimin e Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›