E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dritë jeshile” për largimin e Eto

06/06/2005  Pas largimit të bordit drejtues në klubin e Barcelonës, duket se kanë filluar përçarjet edhe në skuadër. Sipas gazetës spanjolle “AS” vetë trajenri i Barcelonës, ka lënë gjithçka pezull në lidhje me një largim të mundshëm të sulmuesit, Samuel Eto. Kamerunasi, i cili është shpallur edhe golashënuesi më i mirë për katalanasit, ka marrë një ofertë mjaft tunduese nga skuadra e Çelsit dhe duket se është i gatshëm për të filluar një aventurë të re në Angli. Nga ana tjetër, edhe trajenri holandez Rajkard, është i gatshëm të lërë të lirë sulmuesin dhe paratë e fituara nga kjo marrëveshje të përdoren për të marër Tierri Hanrin. Për më tepër, sipas të njëjtit burim bëhet e ditur, se Eto ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin dhe gjatë dy javëve të fundit të kampionatit nuk e ka përshendur më atë. Edhe gjatë festimeve të Barcelonës për titullin e fituar, kamerunasi nuk ka qëndruar sëbashku me formacionin e parë, ku ishte dhe Rajkard, por ka prefuar të qëndrojë mënjanë sëbashku me lojtarët që kanë luajtur më parë gjatë këtij sezoni, Mota, Gabri, Edmilson dhe Larson. Gjithësesi, Eto duket se është mjaft i zëmeruar me klubin dhe dëshiron të largohet tek një tjetër klub (Çelsi), ku i dinë vlerat e tij. Por, menjëherë është përgjigjur Rajkard, i cili i ka thënë presidentit Florentino Perez se “ai mund të largohet me të vetmin kusht se dua që Tierri Hanri të vij në skuadër”. Tashmë vendimi mbetet në dorë të Perez dhe pritet që “bomba” të shpërthejë nga momenti në moment.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›